I vë flakën banesës, shpëtohet nga Policia 46-vjeçari në Mallakastër

I vë flakën banesës, shpëtohet nga Policia 46-vjeçari në Mallakastër

Foto ilustruese

MALLAKASTËR- Një 46-vjeçar është shpëtuar nga policia e Shtetit rreth orës 22:00 në fshatin Viskokë. 46-vjeçari A.C ishte mbyllur në banesën e tij dhe për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike i ka vënë flakën banesës.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe në një shkallë të lartë vështirësie bënë të mundur nxjerrjen e tij nga banesa dhe i kanë dhënë ndihmën e parë pasi ishte asfiksuar.

Aktualisht 46 vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në Spitalin e Ballshit.

Më pas Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit në banesë, ndërkohë grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selenice: 20/08/2019 10:59

    Të gjitha keto zonate perreth Vlores të mbaruara e me njereze të semure mendore. Kam nje pyetje, çar do behete me të semuret mendore në Vlorë qe jane jashtmase shume, ka qeveria ndonje plan?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'