Bombë në makinë, Drejtoresha Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër u paralajmërua me mesazh për eksplozivin: Ishte numër i panjohur, s'kam konflikt me askënd

SHKODËR- Një mesazh në telefonin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësorë në Shkodër duket se ka qenë shpëtimi i Suida Kukës nga shpërthimi i mundshëm. Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se Suida Kuka ka marrë një mesazh në telefonin e saj, nga një numër i panjohur ku është njoftuar për lëndën plasëse në mjetin e saj. Menjëherë pas këtij mesazhi ajo ka marrë në telefon forcat e policisë së Shkodrës të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë kërkuar evakuimin e të gjithë institucionit.

Në dëshminë e saj në policinë e Shkodrës, Suida Kuka ka deklaruar se nuk e njihte atë numër, ndërkohë që pikërisht në këtë moment policia e Shkodrës dhe prokuroria po hetojnë edhe në lidhje me tabulatet telefonike dhe po kërkohet gjurmimi i numrit që dërgoi mesazhin. Nga ana tjetër në dëshminë në polici ajo ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona te tjerë ndërkohë që edhe sa i takon detyrës si titullare e institucionit nuk ka pasur konflikte apo presione.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në të gjithë lagjen vojo kushi për të parë levizjet e dyshimta dhe personin me motor që dyshohet se ka vendosur lëndën eksplozive. Ende nuk ka një pistë hetimi nga ana e policisë së Shkodrës megjithatë ajo çfarë bëjnë më dije burimet mësohet se po hetohet në lidhje me pozicionin e punës së Drejtoreshes Kuka.

Tashmë është konfirmuar se rreth 200 gr eksploziv është vendosur pranë mjetit të drejtoreshës Suida Kuka, ndërkohë që ekspertet bëjnë me dije se lënda eksplozive ka qenë me telekomandim. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në të gjithë lagjen "Vojo Kushi" me qellim identifikimin e personit me motor që tentoi ti bëjë atentat Kukës, e cila ka vetëm një muaj në krye të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor Shkodër. 

Një ditë më parë, në gomën e parë të makinës së Suida Kukës, me detyrë drejtoreshë e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, u vendos një sasi lënde eksplozive. Lënda eksplozive u konstatua nga nga vetë Kuka, cila njoftoi policinë. Më pas forca xheniere kryen shpërthimin e komanduar.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • isuf isufi: 30/06/2022 07:01

    https://www.reporter.al/2018/09/20/akuzohen-per-abuzim-me-blerjet-e-barnave-arrestohen-ish-drejtues-te-spitalit-te-shkodres/

    Përgjigju
  • Gjergj: 29/06/2022 17:09

    Nuk tregon pèr njè nivel tè mjaftueshèm inteligjence, "broçkulla e drejtoreshès". Nè vènd tè serialeve turke me shpata, nuk do bènte keq tè shikonte nganjèherè edhe BENI ECÈN VETÈ apo LULÈKUQET MBI MURE. Plot drejtoresha ky vèndi ynè,,,njèra mè "magjepsèse" se tjetra. Ata qè thonè se tipa tè tillè kanè nevojè emergjente pèr psikiatèr,,,"ia fusin kot".!!!

    Përgjigju
  • rezarti: 29/06/2022 15:11

    e paske bere vete moj kinge,,,kur te vene bomben nuk te lajmerojne....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia