I vendosën tritol në banesë, drejtuesi i PD-së në Shijak: Përveç denoncimeve politike, nuk kam konflikte me asnjë, presim përgjigjen e policisë (VIDEO)

Drejtuesi i PD-së për Shijakun, Ilgnor Vora ka kërkuar që policia të zbardhë ngjarjen, ndërkohë që shtoi se nuk ka dijeni për asnjë pistë hetimi.

I pyetur nga mediat në lidhje me sherrin që u tha se kishte vëllai i tij 16 vjeç, ai theksoi se nuk kanë pasur konflikt me askënd. Vora tha se po pret përgjigjen e policisë në lidhje me hetimet që po bëhen për ngjarjen, duke shtuar se përveç denoncimeve politike, nuk ka pasur asnjë konflikt.

‘Çdo gjë është e qartë, një tritol ka shpërthyer në derën e banesës ku ne banojmë, rreth orës 21:50. Ka shpërthyer një lëndë plasëse me fitil të ndezur. Deri tani nuk dimë asgjë sa i përket pistës së hetimit që po heton policia. Pjesën e politikës ushtroj gjatë tre viteve si kryetar i qytetit të Shijakut. Presim përgjigjen e policisë së shtetit. Vëllai im është 16 vjeç. Kam vite që jetoj në qytetin e Shijakut qëkur kam lindur dhe konflikte nuk kam pasur me askënd, përveç denoncimeve tona politike, por që duhet të presim akoma. Jemi një familje shumë e madhe, 12 persona në një apartament. Jemi të gjithë bashkë me vëllain e madh me gjithë fëmijët e vegjël.’- tha Vora.


Lajmi kryesor:

Shpërthim tritoli në banesën e kryetarit të PD-së në Shijak, flet kryedemokrati: Përveç denoncimeve politike, nuk kam konflikte me asnjë! Del momenti kur i vendosin lëndën plasëse shtëpisë


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Shiste fishekzjarre kontrabandë, procedohet penalisht pronarja e subjektit

Korçë/ Shiste fishekzjarre kontrabandë, procedohet penalisht pronarja e subjektit