Shpërthim tritoli në banesën e kryetarit të PD-së në Shijak, flet kryedemokrati: Përveç denoncimeve politike, nuk kam konflikte me asnjë! Del momenti kur i vendosin lëndën plasëse shtëpisë

SHIJAK- Banesa e kryetarit të Partisë Demokratike të Shijakut u sulmua me lëndë plasëse. Tritoli u vendos në ballkonin e shtëpisë private, ndërsa fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, tritoli shpërtheu rreth orës 22:00 të së dielës në lagjen “Kodra” në Shijak, ndërsa pati disa të shoqëruar dhe grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit.

Autorët dyshohet se kanë kapërcyer kangjellat e rrethimit të shtëpisë për ta vendosur sasinë e vogël të lëndës plasëse brenda rrethtimit, ndërsa për të mësuar dinamikën e ngjarjes, policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë që kryedemokrati i Shijakut kishte vënë në banesë.

Sakaq Report Tv ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë në lidhje me sasinë e lëndës plasëse të vendosur në banesën e Ilgnor Vorës. Në pamje dallohet një person i cili shihet qartë duke i afruar në afërsi të banesës, e më pas hedh lëndën plasëse dhe largohet.

Sipas burimeve jo zyrtare, vëllai i vogël i Ilgner Vorës disa ditë më parë kishte pasur një konflikt me disa adoleshentë, por nuk dihet nëse mes tyre gjendet edhe autori i shpërthimit, megjithatë zyrtari democrat ka dhënë sqarimet e tij në komisariatin e Shijakut.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat, Ilgnor Vora tha se vëllai i tij 16 vjeç dhe ato vetë nuk kanë pasur konflikt me askënd. Vora tha se po pret përgjigjen e policisë në lidhje me hetimet që po bëhen për ngjarjen, duke shtuar se përveç denoncimeve politike, nuk ka pasur asnjë konflikt.

Sulmi me lëndë plasëse në banesën e drejtuesit të Shijakut, shqetësoi edhe degën qendrore të Partisë Demokratike, e cila në një njoftim zyrtar shprehet se e konsideron “këtë akt kriminal të papranueshëm, të rëndë dhe kërkojmë zbardhjen pa vonesa të kësaj ngjarje dhe vënien menjëherë përpara përgjegjësisë të autorëve”.

“Ngjarje të rënda si kjo dhe aktet kriminale të kohëve të fundit, janë thirrje ulëritëse për organet ligjzbatuese për të vepruar me shpejtësi, profesionalizën dhe paanësi për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe jetës e pronës së qytetarëve”, përfundon njoftimi i zyrës së shtypit të PD-së.

Banesa ku ndodhi tritoli

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:28
Ky është momenti kur i vendosin tritol shtëpisë së kryetarit të PD në Shijak, ndez fitilin dhe e hedh me dorë nga rruga (VIDEO)

Report Tv ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë në lidhje me sasinë e lëndës plasëse të vendosur në banesën e drejtuesit të Partisë Demokratike të Shijakut, Ilgnor Vora.

Në pamje dallohet një person i cili shihet qartë duke i afruar në afërsi të banesës, e më pas hedh lëndën plasëse. Pasi e hedh, personi në fjalë largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarje. 

I riu është i pamaskuar në momentin kur hedh lëndën plasëse. 

Për fat të mirë, si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale. Policia e Dyrrësit ka shoqëruar disa persona në komisariat dhe po punojnë për identifikimin e autorit të vendosjes së lëndës plasëse.

Ora 13:17
I vendosën tritol në banesë, drejtuesi i PD-së në Shijak: Përveç denoncimeve politike, nuk kam konflikte me asnjë, presim përgjigjen e policisë (VIDEO)

Drejtuesi i PD-së për Shijakun, Ilgnor Vora ka kërkuar që policia të zbardhë ngjarjen, ndërkohë që shtoi se nuk ka dijeni për asnjë pistë hetimi.

I pyetur nga mediat në lidhje me sherrin që u tha se kishte vëllai i tij 16 vjeç, ai theksoi se nuk kanë pasur konflikt me askënd. Vora tha se po pret përgjigjen e policisë në lidhje me hetimet që po bëhen për ngjarjen, duke shtuar se përveç denoncimeve politike, nuk ka pasur asnjë konflikt.

‘Çdo gjë është e qartë, një tritol ka shpërthyer në derën e banesës ku ne banojmë, rreth orës 21:50. Ka shpërthyer një lëndë plasëse me fitil të ndezur. Deri tani nuk dimë asgjë sa i përket pistës së hetimit që po heton policia. Pjesën e politikës ushtroj gjatë tre viteve si kryetar i qytetit të Shijakut. Presim përgjigjen e policisë së shtetit. Vëllai im është 16 vjeç. Kam vite që jetoj në qytetin e Shijakut qëkur kam lindur dhe konflikte nuk kam pasur me askënd, përveç denoncimeve tona politike, por që duhet të presim akoma. Jemi një familje shumë e madhe, 12 persona në një apartament. Jemi të gjithë bashkë me vëllain e madh me gjithë fëmijët e vegjël.’- tha Vora.

Ora 12:35
Tritol shtëpisë së kreut të PD në Shijak, reagon Selia Blu: Akt kriminal i papranueshëm, të zbardhet urgjentisht

1617277288_PDpartiademokratike.jpeg

Një akt kriminal të papranueshëm e ka konsideruar Partia Demokratike ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shijak, ku kreut të PD-së në këtë qytet i është vënë tritol në shtëpinë e tij.  Selia Blu bën thirrje për zbardhje urgjente të ccështjes dhe të vihen para drejtësisë autorët.

"Partia Demokratike ka ndjekur me shqetësim informacionin për sulmin me lëndë plasëse në banesën e drejtuesit të Partisë Demokratike në qytetin e Shijakut. Duke i shprehur të gjithë solidaritetin familjes Vora, ne e konsideruar këtë akt kriminal të papranueshëm, të rëndë dhe kërkojmë zbardhjen pa vonesa të kësaj ngjarje dhe vënien menjëherë përpara përgjegjësisë të autorëve.  Ngjarje të rënda si kjo dhe aktet kriminale të kohëve të fundit, janë thirrje ulëritëse për organet ligjzbatuese për të vepruar me shpejtësi, profesionalizën dhe paanësi për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe jetës e pronës së qytetarëve", thuhet në deklaratën e PD-së.

Ora 11:49
Tritol në derën e banesës kryetarit të PD-së në Shijak, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

1621849564_tritolishijak001.jpg

Pamje nga vendi i ngjarjes

Report Tv ka siguruar pamjet nga banesa, derën e së cilës e shpërthyen me tritol mbrëmjen e kaluar në lagjen ‘Kodra’ në Shijak.

Lënda plasëse është vendosur në derën e banesës së Ilgnor Vorës, kryetar i grup seksionit të Partisë Demokratike në Shijak, ose kryetar i PD-së në Shijak.

Ilgner Vora prej më shumë se tre orësh ndodhet në mjediset e komisariatit të Shijakut. Burime për Report Tv nga komisariati bëjnë me dije se Ilgneri ka pasur një konflikt para disa ditësh me disa adoleshentë. Ka dyshime se mund të jenë autorët e ngjarjes megjithëse është një e dhënë jo zyrtare.

Dera e banesës është e rrethuar me kangjella të larta, ndërkohë që dyshohet se autorët kanë kapërcyer kangjellat dhe kanë hedhur sasinë e lëndës plasëse tek banesa, ose mund ta kenë hedhur lëndën plasëse nga kangjellat. Policia ka sekuestruar kamerat e banesës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Shiste fishekzjarre kontrabandë, procedohet penalisht pronarja e subjektit

Korçë/ Shiste fishekzjarre kontrabandë, procedohet penalisht pronarja e subjektit