I vendosin flakën shkurreve anës rrugës, përhapet vatra e zjarrit në Shkodër, rrezikon banesat dhe krijon panik tek banorët

Një vatër zjarri në lagjen Dudas në Shkodër ka rrezikuar disa banesa si dhe ka përhapur panik tek banorët. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë neutralizimin e vatrës së zjarrit.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia, gjatë djegies së shkurreve anës rrugës, ndërkohë që flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke rrezikuar disa shtëpi që ndodheshin në zonë.

Për disa minuta për banorët e zonës, flakët kanë shkaktuar panik tek banorët, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme pranë banesave.


Lajmi kryesor:

Zjarr i madh te Përroi i Vishës në Himarë, dyshohet i qëllimshëm, terreni i vështirë për të ndërhyrë! Maja e Rrunës në Kukës ‘nën pushtetin’ e flakëve prej 15 ditësh


M.Q./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?



×

Lajmi i fundit

Samiti për demokraci, Osmani thirrje vendeve që nuk e njohin Kosovën: Njihni shtetësinë tonë! Do fitoni aleat të përkushtuar, jo vetëm një vend mik

Samiti për demokraci, Osmani thirrje vendeve që nuk e njohin Kosovën: Njihni shtetësinë tonë! Do fitoni aleat të përkushtuar, jo vetëm një vend mik