Zjarr i madh te Përroi i Vishës në Himarë, dyshohet i qëllimshëm, terreni i vështirë për të ndërhyrë! Maja e Rrunës në Kukës ‘nën pushtetin’ e flakëve prej 15 ditësh

Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar këtë mbrëmje në Përroin e Vishës në Himarë. Si pasojë e terrenit të keq ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse është e vështirë. Zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht, duke djegur pyje e kullota. Fatmirësisht kjo nuk është një zonë e banuar që të rrezikojë banesa. 

Ndërkaq prej 15 ditësh pyjet në Majën e Rrunës vijojnë që të digjen, ndërkohë situata paraqitet kritike pasi flakët po shkojnë në drejtim të fshatit Shmëri. Ministria e Mbrojtjes njofton se për normalizimin e situatës është angazhuar dhe helikopteri holandez.

Problematike është situata edhe në vendin e quajtur stanet e fshatit Morin, mali i Koritnikut, zonë e mbrojtur e parkut natyror Korab-Koritnik. Në fshatin Thirre në Mirditë, në zonë ka shumë tym dhe erë të fortë, dhe si pasojë vështirësohet kryerja e operacioneve nga toka, megjithatë situata nuk është problematike. Fatmirësisht nuk rrezik për zonën e banuar. Ndërkohë në fshatin Katund i Vjetër situata paraqitet e qetë dhe nuk rrezikon banesat, ndërkohë që po punohet për normalizimin e situatës.

Situata aktuale e vatrave të zjarrit në Republikën e Shqipërisë

Qarku Lezhë

1.Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshati Thirrë – Në zonë ka shumë tym dhe erë të fortë, si pasojë vështirësohet kryerja e operacioneve efektive nga toka, megjithate situata momentalisht nuk është problematike, nuk ka rrezik për zonë të banuar dhe për tunelin e Kalimashit. FA dhe zjarrfikesit lokalë po punojne në terren.

2.Bashkia Mirditë, njësia administrative Rubik, fshati Katund i vjetër. Ditën e sotme situata paraqitet më e qetë duke mos rrezikuar banesat pranë vatrave. Ka vijuar puna për normalizimin e situatës nga FA dhe zjarrfikesit lokalë.

3.Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshatrat Munellë dhe Domgjon – Aktualisht vatra nuk paraqet rrezik dhe po mbahet ne monitorim.

4.Bashkia Lezhë, njësia administrative Kolsh, fshati Patalej – Vatra e zjarrit është izoluar në masën 95%. Situata është e qetë dhe në terren po punojne punonjesit e pushtetit vendor.

Qarku Shkodër

1.Bashkia Pukë, Fushë Kumullise, Qershizë – Janë angazhuar 40 trupa nga FA dhe 25 punonjes të pushtetit vendor. Po punohet për normalizimin e situatës, për momentin nuk paraqet rrezik.

2.Bashkia Fuzhë Arrëz, njësia administrative Blerim, fshati Flet – Vatra e zjarrit që ka prekur fshatin Kryezi është izoluar. Në krahun tjetër po punohet nga 40 FA dhe 25 forca bashkiake.

3.Bashkia Shkodër, njësia administrative Gur i zi, fshati Gur i zi – Vatra aktualisht është izoluar pasi forcat tokësore kanë krijuar breza ndarës. Sitata po mbahet nën kontroll dhe po punohet për shuarjen përfundimtare. Në operacion janë angazhuar 30 punonjes nga njësia administrative Postribë.

Qarku Kukës

1.Bashkia Kukës, Maja e Rrunës – Zjarri është aktiv prej 15 ditësh dhe është në drejtim të fshatit Shëmri. Për normalizimin e situatës është angazhuar dhe helikopteri holandez. Trupat e FA, punonjes te pushteti vendor dhe vullnetare po punojnë ne terren.

2.Bashkia Has, njësia administrative Golaj, vatra ne fshatin Nikoliq është shuar.

Qarku Elbasan

1.Bashkia Prrenjas, Mali i Rrajcës – Vatra e zjarrit ndodhet në pjesën lindore të fshatit Skenderbej. Është shmangur rreziku për parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Situata është nën kontroll dhe aktualisht ne terren po punojne zjarrfikesit e Prrenjasit.

Qarku Dibër

1.Bashkia Dibër, njësia adminstrative Selishtë, Qafë Murrë, Kacni – Ditën e sotme situata paraqitet më e qetë, stukturat e pushtetit vendor po punojne për shuarjen përfundimtare.

Qarku Gjirokastër

1.Bashkia Memaliaj, njësia administrative Krahës, zjarri ne fshatin Allkomemaj eshte shuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
Përfshihet nga flakët Përroi i Vishës në Himarë, 2 zjarrfikëse dhe 8 efektivë në 'luftë me zjarrin, terreni i vështirëson punën

 

Është përfshirë nga flakët Përroi i Vishës në Himarë mbrëmjen e sotme, ndërsa flakët janë përhapur gjerësisht, duke djegur pyje e kullota. Në terren për shuarjen e flakëve janë angazhuar 2 zjarrfikëse dhe 8 efektivë, por terreni i keq vështirëson punën e tyre. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme për të hapur kullota për bagëtitë. Fatmirësisht në zonë nuk ka banesa që rrezikohen.

Ora 20:35
Zjarret, vijon të jetë problematike situata në Majën e Rrunës! Vatër aktive edhe në malin e Koritnikut në Kukës, zonë e mbrojtur e parkut natyror Korab-Koritnik

Ndonëse po punohet nga toka dhe ajri, sërish situata me zjarret në Majën e Rrunës vijon të mbetet kritike. Terreni malor vështirëson edhe punën e zjarrfikësve, ndërsa flakët po shkojnë në drejtim të fshatit Shmëri. Problematike është situata edhe në vendin e quajtur stanet e fshatit Morin, mali i Koritnikut, zonë e mbrojtur e parkut natyror Korab-Koritnik. Në Has, fatmirësisht është izoluar zjarri në zonën pyjore afër fshatit Metaliaj dhe po punohet për shuarjen e plotë të flakëve.

Ora 16:38
Shuhet zjarri në fshatin Vajkan të Fieri, flakët djegin një shtëpi të pabanuar dhe sipërfaqe të tëra me pemë frutore

Një banesë e pabanuar dhe sipërfaqe të tëra me pemë frutore janë djegur nga zjarri që ra ditën e sotme në fshatin Vajkan të Fierit. Fatmirësisht zjarri u shua nga forcat zjarrfikëse pas disa orësh, duke shmangur rrezikun për banesat e tjera që ndodheshin në afërsi të vatrës së zjarrit. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa sipas banorëve, zjarri ka ardhur nga pakujdesia, nga vendosja e qirinjve në varreza. 

1629384036_WhatsAppImage20210819at16.30.381.jpeg

Ora 11:04
I vendosin flakën shkurreve anës rrugës, përhapet vatra e zjarrit në Shkodër, rrezikon banesat dhe krijon panik tek banorët

Një vatër zjarri në lagjen Dudas në Shkodër ka rrezikuar disa banesa si dhe ka përhapur panik tek banorët. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë neutralizimin e vatrës së zjarrit.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia, gjatë djegies së shkurreve anës rrugës, ndërkohë që flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke rrezikuar disa shtëpi që ndodheshin në zonë.

Për disa minuta për banorët e zonës, flakët kanë shkaktuar panik tek banorët, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme pranë banesave.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren