I vetëm në garë përballë Berishës, flet Elezi: Nuk kandidoj për të fituar, por për të sjellë një frymë të re brenda PD-së! Do bëj përpjekje që ky proces mos të manipulohet

Ibsen Elezi, ish-kryetar i Partisë Demokratike në Kukës, ka depozituar dokumentet për të kandiduar për kryetar i PD-së, zgjedhje të cilat do të mbahen më 22 maj. Megjithëse nuk duket i favorizuar përballë Sali Berishës, Ibsen Elezi tha për Report Tv, se ai nuk futet në garë për të fituar, por që të paraqesë pikëpamjet e tij për PD-së si dhe të sjellë një frymë të re në PD. Duke u ndalur tek transparenca e procesit, Elezi tha do të bëjë të gjitha përpjekjet, duke kërkuar largimin e manipulatorëve ne krye të procesit.

‘Do ishte më mirë të mos isha në garë dhe mos të bëja minimumin e rezistencës?! Jo. Unë jam për të reaguar. Përballja me Berishën është shumë e vështirë. Por nuk bëhet vetëm për faktin për të fituar, por të paraqesësh pikëpamjet e tua dhe të paraqesësh një frymë në PD. Jam për ato që kërkojnë një alternativë jashtë Bashës dhe Berishës. Unë nuk bindem, unë reagoj si rregull. Kam reaguar shkova brenda PD-së dhe thash Basha boll. Është vrarë aksioni politik dhe demokracia e brendshme. Do bëj të gjitha përpjekjet që ky proces të mos manipulohet. Nesër do të kërkoj largimin e Albana Vokshit se nuk mund të jetë një manipulatore në krye të procesit. Do kërkoj të ketë transparencë dhe të respektohet e drejta për të pasur transparencës.’- tha Elezi.

Nga ana tjetër, Elezi e cilësoi si skandaloz zgjedhjen e Palokës në krye të Këshillit Kombëtar t PD-së, pasi sipas tij nuk mund të zgjidhet një manipulator në krye të këtij institucioni të rëndësishëm.

‘Veprim i fundit më skandaloz është zgjedhja e Palokës në krye të Këshillit Kombëtar. Paloka ka deklaruar atë që ne e kemi faktuar me dokumente ku janë manipuluar procesi i garës së votimit në favor të Lulzim Bashës. Përveç vrasjes së demokracisë së brendshme ke vrarë dhe aksionin politik. Nëse ti vendos një manipulator në krye të këtij institucioni të rëndësishëm si do e drejtosh aksionin politik kundra Edi Ramës. Të vjen keq sepse nuk ka asnjë reagim nga anëtarët e zgjedhur të Këshillit Kombëtar.’- u shpreh ai.

7 maji ishte afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për garën për kryetar të PD, ndërsa në garë është edhe Sali Berisha, i cili i depozitoi dokumentet ditën e premte. Sakaq nesër pritet që të mblidhet Komisioni Operacional Zgjedhor, për të verfikuar dokumentacionin e kandidatëve të cilët kanë depozituar dokumentat, për kreun e PD-së.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 09/05/2022 08:22

    Ibsen Elezi, me kete veprim tregove qe je plotesisht vegel e Sali Berishes.

    Përgjigju
  • Balo Bënça: 09/05/2022 07:25

    Nuk kandidon për të fituar!!??? De Coubertain nga Kukësi!??? ( Importante e' partecipare)!

    Përgjigju
  • Loku: 08/05/2022 20:35

    Pateric e Saliut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë