Ibsen Elezi sfidon Berishën, kandidon për kryetar të PD-së! Nesër pritet të shqyrtohen dokumentet e kandidatëve

Ibsen Elezi sfidon Berishën, kandidon për kryetar të PD-së! Nesër pritet të shqyrtohen dokumentet e kandidatëve

Ibsen Elezi

Sali Berisha nuk do të jetë i vetëm në garën për kreun e PD. Ndonëse duket një garë që nuk e favorizon, Ibsen Elezi ka shpallur kandidaturën për të garuar përballë ish kryeministrit më 22 maj për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Lajmin e ka konfirmuar për Report Tv, Ibsen Elezi, i cili ka depozituar dokumentet pranë komisionit operacional zgjedhor të PD dje ne orën 11.30.

Kujtojmë se Ibsen Elezi, vitin e kaluar në zgjedhjet për kryetar të PD-së ku u rizgjodh Lulzim Basha, u përjashtua nga kandidimi, pasi nuk i kaloi filtrat e kryesisë së PD dhe kriteret e komisioni zgjedhor.

7 maji ishte afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për garën për kryetar të PD, ndërsa në garë është edhe Sali Berisha, i cili i depozitoi dokumentet ditën e premte. Sakaq nesër pritet që të mblidhet Komisioni Operacional Zgjedhor, për të verfikuar dokumentacionin e kandidatëve të cilët kanë depozituar dokumentat, për kreun e PD-së.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Edvin Kulluri dhe anëtari i Këshillit, Fatbardh Kadilli kishin shpallur në media kandidaturën për kreun e partisë, por pak ditë më parë njoftuan tërheqjen nga gara. Berisha nga ana tjetër ka thënë se nëse do të ishte i vetëm ai në garë, më datë 22 do mbajë një referendum nëse anëtarët e PD-së e duan si kryetar.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 08/05/2022 19:55

    Bravo Ibsen. Të uroj sukese! E meriton të jesh kryetar i Partisë Demokratike; edhe po nuk fitove ndaj Berishës, prapë është zgjedhja e duhur sepse projekton një fitore tënden të ardhshme dhe tregon koherencë. Njerëzit që vetëm kritikojnë e kanë ide të ndryshme, duhet të futen në garë, përndryshe, është më mirë të heshtin. Ata që ankohen se nuk fitohet me Berishën, kanë të drejtë prandaj nuk kandidojnë dhe kurrë nuk do të fitojnë. Ata që mendojnë se janë më të mirë se Berisha, duhet të tregojnë se sa të mirë janë në garë. Pa garë, nuk ka demokraci. Kush ka frikë nga gara, sado e zhdrejtë të jetë ajo, është një frikacak. Shpresoj që dikush ta mundë Berishën para se të shkojë në botën e përtejme, përndryshe…PD-ja nuk do të ketë kurrë një kampion tjetër ta udhëheqe. Kush pret ndihmë nga qielli, do të përfundojë në greminë. Suksese nga zemra Ibsen!

    Përgjigju
  • Lui: 08/05/2022 18:19

    Te kam ndjekur disa here ne TV dhe te them te drejten me ke pelqyer ne menyren e arsyetimit, dhe ciltersine qe percoje.. Por me kete kandidim me zhgenjeve shume. Me pelqeje si kandidat, por dihet qe nuk fiton dot dhe ti thjeshte je shnderruar ne nje kandidat per te legjitimuar kandidimin e moster Berisha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës