I vetmi që refuzoi mbylljen e dosjes së Erigers Mihasit, gjyqtari Arben Dosti konfirmohet në detyrë

I vetmi që refuzoi mbylljen e dosjes së Erigers Mihasit, gjyqtari Arben Dosti konfirmohet në detyrë

Arben Dosti

Gjyqtari i Gjirokastrës Arben Dosti ishte i vetmi përfaqësues i drejtësisë, i cili refuzoi mbylljen e dosjes dhe rrëzimin e akuzave për Erigers Mihasin, i cili u vra n bashkë me shokun e tij Armando Dumani, 13 nëntor 2021, në zonën e Astirit. Komisioni i Vetingut ka vendosur ditën e sotme që të konfirmojë në detyrë gjyqtarin Arben Dosti, i cili arriti të bindte trupin gjykues se të gjitha paratë e deklaruara i kishte kursyer para se të bëhej pjesë e drejtësisë, një rast ky i rrallë.

Në seancën dëgjimore të datës 25 nëntor 2021, Komisioni i Vetingut konstatoi se gjyqtari kishte 36.4 milionë lekë ose rreth 340 mijë USD të ardhura të padokumentuara. Por, gjyqtari tha se të gjitha këto të ardhura i kishte krijuar para se të bëhej gjyqtar, konkretisht nga nga emigracioni në Greqi, nga bashkëpunimi me një shoqëri tregtare, si dhe nga shitja e një lokali në pronësi të nënës. Këto shpjegime kanë bindur trupin gjykues të përbërë nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Brunilda Bekteshi, për ta konfirmuar në detyrë.

Në 23 mars të vitit 2021, gjyqtari Arben Dosti hodhi poshtë kërkesën e prokurorit të Gjirokastrës, Emëror Kasaj, për të pushuar çështjen ndaj Erigers Mihasit, i cili ishte arrestuar në 22 janar të vitit 2019, si i dyshuar si një nga autorët e ngjarjes së rëndë të 30 marsit 2015, ku një grup personash grabitën me armë banesën në Tepelenë të Elton Çiçës, duke i dhunuar dhe plagosur rëndë dy prindërit, pasi nuk gjetën paratë që mendonin.

Edhe pse gjurma e gishtave të Mihasit u gjet në një qese paketash cigaresh në makinën e krimit, ai u lirua nga burgu me kërkesë të prokurorit Emëror Kasaj dhe me vendim të gjyqtarit Pëllumb Vehbi. Ky u fundit ka dhënë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë në prill 2021. Më pas, Komisioni i Vetingut e ka përjashtuar për 15 vite nga drejtësia.

Prokurori Kasaj vijoi hetimet në gjendje të lirë për Mihasin për akuzën e “Grabitjes me armë”, kryer në bashkëpunim, “Plagosjes së rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa lejë të municioneve luftarake”. Në mas 2021, prokurori Emëror Kasaj kërkoi të mbyllte çështjen, me pretendimin se gjurmët e Mihasit ishin gjendur gabimisht në makinën e krimit, pasi Mihasi i kishte shitur paketa Fabian Gaxhës në Tiranë. Kështu ‘fajtor u shpall’ shoku i Mihasit, Fabian Gaxha, i cili ishte vrarë në 2018, në ish-Bllok.

Kërkesa për mbylljen e dosjes u hodh poshtë nga gjyqtari Arben Dosti me argumentin se hetimet nuk ishin të plota dhe se dy dëshmitaret kishin gënjyer dhe sajuar dëshmi në favor të Mihasit. Megjithatë, ky vendim nuk e shpëtoi Mihasin nga dora e kundërshtarëve të tij, pasi tashmë ai ishte i lirë që nga korriku i vitit 2019. Mihasi u ekzekutua në një atentat mafioz në 13 nëntor 2021.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj