Zjarri te Sarajet e Toptanëve, Veliaj në Report Tv: Politikanë lobuan te unë për kulla! Sot ishte afati i fundit i procedurës së shpronësimit, do bëhet shtëpi muze

TIRANË- Disa bashkëpronarë janë porositësit e zjarrit te Sarajet e Toptanëve, i shpallur monument kulture, ku kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj akuzoi ish presidentin Bujar Nishanin, bashkëshortja e të cilit është një nga pronarët. Në intervistën për Report Tv, ndonëse nuk ka përmendur me emër konkret, por iu referuar "si ish-presidenti që qau për lodrat te Liqeni", duke lënë të nënkuptuar Bujar Nishanin.

Veliaj tha se disa politikanë kanë lobuar tek ai për të ndërtuar kulla, por godina historike do kthehet në shtëpi muze.

Shikoni cili president i republikës vrapon menjëherë te këndi i lojërave, që s’është monument kulture dhe te ngrehina prej tallashi, që s’ishte monument kulture, dhe nuk reagon për djegien e një monumenti kulture dhe nuk shprehet për një monument kulture dhe do e gjeni fare mirë për kë e kam fjalën dhe, shikoni dokumentet e hipotekave dhe do e shihni mirë se për kë e kam fjalën. Kanë provuar lobim dhe te unë dhe funksionarë të lartë të qeverisë, mundohen të ngrenë histeri për ndërtesa që nuk janë monument kulture apo për hapësira siç është parku i Liqenit që është një hapësirë për t’u zhvilluar për ta shijuar njerëzit, por aty ku janë pronarë nuk e kanë problem të lobojnë që të ndërtojnë kulla, të të ndryshohet plani i qytetit, të djegin shkolla apo të djegin djegin shtëpi muze, më rezulton që dyfytyrsia e tyre që ngrenë stuhi nga hiçi, ndërkohë që me letër, me dokument që është monument kulture nuk thonë asnjë fjalë", tha Veliaj.

Sipas Veliaj, zjarrvënie ndodhi mbrëmë në darkë, pasi sot shënohet dhe afati i fundit i procedurës së shpronësimit për këtë godinë dhe me këtë akt, për kryebashkiakun porositësit politikanë, e bën me shpresën se mund të pengonin shpalljen e sarajeve muze dhe përdorimin e truallit për ndërtim.

“Ne e kemi filluar procesin e  shpronësimit që në janar të 2021 dhe jemi në muajin e 8 dhe ky proces zgjat 1-2 vite. Ajo që përkonte sot në të gdhirë ishte afati i procedurës finale të shpronësimit, ku botohet siç ishte botuar sot shpallja për shpronësim dhe duke qene se kjo ishte dita e fundit është menduar nga keqbërësit që të provonin fatin ose fatkeqësinë e tyre duke djegur ndërtesën. Është një skemë e njohur nga keqbërësit në tiranë. Më vjen keq ta them por edhe në rrethet private të bashkëpunëtore e kam pasur një nuhatje për të penguar procesin e  shpronësimit. Kama pasur një ndjesi që diçka e çuditshme do të bëhej’, tha Veliaj.

Numri një i kryeqytetit tha se kishte marrë premtimin nga kryeministri Edi Rama se në mbledhjen e parë të qeverisë do të bëhet dhe procedura e shpronësimeve dhe prona do i kalojë Bashkisë që më pas do të shndërrohet në muze. Zjarri te Sarajet e Toptanëve u regjistrua rreth orës 12:00, ku një person është kapur nga kamerat e sigurisë teksa largohej me vrap pasi kishte vënë flakën. Nga sa është raportuar ka pasur 2 vatra zjarri të vendosura në pjesën e pasme të godinës, të cilët fatmirësisht janë shuar në kohë, duke minimuzuar dëmet materiale. Nga sot, kjo godinë do të ruhet me policë 24 orë në 7 ditë të javës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:50
Veliaj: Në mbledhjen e parë të qeverisë së re bëhet shpronësimi dhe prona i kalon Bashkisë Tiranë, do e kthejmë në muze

 

Erion Veliaj tha në Report Tv se kryeministri Edi Rama i kishte  thënë se në mbledhjen e parë që do të bëhej me qeverinë e re do të kalonte edhe procedura e shpronësimit të Sarajeve të Toptani dhe ajo pronë do i kalonte Bashkisë Tiranë që më pas të kthehej në zonë muzeale.

“E di fare mirë kush bën zhurmë më qëllime politike dhe kush ruan dinjitetin e qytetit. Ku është për t’u zhvilluar do të zhvillohet dhe ku është për t’u ruajtur do të ruhet. Me gatishmërinë e kryeministrit mbrëmë është se në mbledhjen e  parë të qeverisë së re do të kalojë edhe procedura për shpronësimin dhe prona regjistrohet në bashkinë e Tiranës dhe do të shpallet zonë muzeale. Rendi i procedurës fillimisht marrim pronës bëhet shpallja brenda 15 ditësh, kalon në këshillin e ministrave dhe bëhet objekt i bashkisë dhe më pas i nënshtrohet restaurimit dhe më pas fillon faza e implementimit dhe në fund të vitit na gjen me një projekt dhe në vitin e ardhshëm punojmë për ta bërë muze”, tha Veliaj.  

Ora 15:40
'Porositësit e zjarrit te Sarajet e Toptanëve janë politikanë', Veliaj në Report Tv: Kanë lobuar te unë për të ndërtuar kulla

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një deklaratë të fortë në Report Tv, duke thënë se ka pasur nga ato pronarë të Sarajeve të Toptanit, që kanë lobuar te ai dhe qeveritarë të qeverisë për të ndërtuar kulla në atë hapësirë. Më herët ai ka dhënë se zjarri është porositur nga politikanë, pa përmendur emra, megjithatë tha se mjafton që t'i referohemi dokumenteve të hipotekës për ta kuptuar se kush është. Nga sa ka raportuar më herët Report Tv, me bashkëpronarëve është edhe gruaja e ish-presidentit Bujar Nishani.

"Kam pasur ndjesi që diçka e çuditshme do të ndodhte, zjarrfikësit në më pak se 90 sekonda kanë qenë aty për ta fikur, është bërë ndërhyrje në dy cepa të ndryshme në dy kate të ndryshme. Dy tufa lecka që u gjetën si shkaktar zjarrvënës. Këtu kriminelët e vërtetë janë ato që kanë bërë porosinë, zjarrvënësit janë ato që e kanë porosit, nuk dua të vë gishtin, aty nuk do të ketë ndërtim, do të ketë muze, pasi ndërtesa të shpronësohet në afatin 15 ditor dhe siç thashë  nga sot ka roje me 3 turne të ajo ndërtesë dhe di të them që shpresa që në hapin e fundit do të bllokohej me një zjarrvënie duke zhdukur një monument kulture është e kotë", tha kryebashkiaku.

Ju në akuzat tuaja thoni që fshihen politikanë dhe presidentë, kemi emra konkretë?

"Shikoni cili president i republikës vrapon menjëherë te këndi i lojërave, që s’është monument kulture dhe te ngrehina prej tallashi, që s’ishte monument kulture, dhe nuk reagon për djegien e një monumenti kulture dhe nuk shprehet për një monument kulture dhe do e gjeni fare mirë për kë e kam fjalën dhe, shikoni dokumentet e hipotekave dhe do e shihni mirë se për kë e kam fjalën. Kanë provuar lobim dhe te unë dhe funksionarë të lartë të qeverisë, mundohen të ngrenë histeri për ndërtesa që nuk janë monument kulture apo për hapësira siç është parku i Liqenit që është një hapësirë për t’u zhvilluar për ta shijuar njerëzit, por aty ku janë pronarë nuk e kanë problem të lobojnë që të ndërtojnë kulla, të të ndryshohet plani i qytetit, të djegin shkolla apo të djegin djegin shtëpi muze, më rezulton që dyfytyrsia e tyre që ngrenë stuhi nga hiçi, ndërkohë që me letër, me dokument që është monument kulture nuk thonë asnjë fjalë.  Ato kanë problem kur ndërtohet vetëm në Tiranë kur ndërton tjetri. Jam kontaktuar prej vitesh nga lloj lloj që pretendojnë të ndërtojnë aty, dhe unë i kam thënë "jo" se është muze, një lojë hipokrite e atyre që kullat i kanë inat vetëm kur ndërton tjetri, kur duan të ndërtojnë vetë janë gati të djegin shkolla dhe monumente kulture. Ndërtojmë kulla kur ka ferra, jo në muze", tha Veliaj.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agron: 17/08/2021 21:19

    He thuaj emrat… se kshu llfe koti kemi te gjithe.

    Përgjigju
  • Vaso: 17/08/2021 15:22

    Nga kjo interviste kuptojme qe paskemi dy pale: njera pronare qe kerkon pronen dhe tjetra jo pronare por qe kerkon te mos e gezoje pala tjeter. Kjo e dyta paska ne dore freret e shtetit, dhe kerkoka ta shpronesoje te paren. Dhe duket se dy banda ose organizata kriminale perplasen me njera tjetren.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja