I vihet flaka Sarajeve të Toptanëve në Tiranë! VIDEO kur zjarrvënësi ikën me vrap! Veliaj: Do e shpronësojmë! Ta harrojnë që aty do ndërtohet, do bëhet muze

TIRANË- Flakët kanë përfshirë një nga ndërtesat historike në qendër të Tiranës. Pak para mesnatës, rreth orës 24:00, Sarajet e Toptanëve janë mbuluar nga flakët, pamje të publikuara fillimisht në rrjetet sociale nga Geri Selenica. Zjarri ka qenë i qëllimshëm, teksa kamerat e sigurisë kanë filmuar autorin i cili largohet me vrap pasi i vuri flakët një nga godinave me arkitekturën më të veçantë në Tiranë. Autori i ka vënë zjarrin në 2 vatra nga dritarja e pasme, teksa kryebashkiaku Erion Veliaj ka hedhur akuza të forta duke thënë se e gjitha është e qëllimshme për të ndaluar shpronësimin e kësaj godine. 

Nisur nga kjo, Veliaj thotë se ka biseduar me kryeministrin Edi Rama, i cili ka autorizuar shpronësimin e përshpejtuar. Gjithashtu nga sot e tutje kjo godinë do të ruhet 24 orë me roje si edhe do të shpallet muze e do të hapet për publikun.

"Dje, nën stilin e Shkollës Kosova, u tentua djegia e objektit nga dritarja e pasme që pronarët të ndalojnë shpronësimin. Në mesnatë bisedova me KM  @ediramaal  i cili ka autorizuar shpronësimin e përshpejtuar për Sarajet si një nga aktet e para të qeverise së re. Ta harrojnë që aty do ketë ndërtim, e ta harrojnë që aty do ketë zjarr gjer sa te behet shpronësimi. Nga sot ka nisur regjimi 24h roje! Ngjarjet do rrjedhin si me poshtë: Shpronësim për 18 pronaret (jo të gjithë janë politikane piromanë) Shpallje Muze si ish Legata e Parë në Tirane dhe monument kulture, Rikonstruksion dhe hapje për publikun. Mirënjohje zjarrfiksëve & policisë për mbrëmë!", shkruan ndër të tjera Veliaj.

Veliaj hedh akuza për zjarr të porositur nga pronarët, me qëllimin për të ndalur procesin e shpronësimit dhe për të ndërtuar aty pallate.  Në mënyrë indirekte, Kryebashkiaku Veliaj hedh akuza për ish presidentin Bujar Nishani, bashkëshortja e të cilit, (Odeta Nishani), është një nga bashkëpronarët e “Sarajeve”. Veliaj i përmend Nishanit, kohën kur si kryetar shteti doli kundër parkut të lojërave tek Liqeni Artificiale, dhe e akuzon për zjarrin në momumentin e Kulturës.  

“Në dallim nga shumë objekte për të cilat bëhet zhurmë pa lidhje si Lodrat tek Liqeni apo ngrehina e tallashit te Teatri Kombëtar, objekti Sarajet është monument kulture. “Dje, nën stilin e Shkolles Kosova, u tentua djegia e objektit nga dritarja e pasme që pronarët të ndalojnë shpronësimin. Zjarrvënësit e vërtetë janë porositësit - edhe për këta nuk do ketë mëshirë. Politikanë që ditën merakosen per lodrat, e natën zjarrin qytetit!”, shkruan Veliaj.

Kryebashkiaku ka publikuar edhe disa foto ku duket se si autori ka thyer xhamin e derës së pasme për t'i vënë flakën godinës. Për këtë arsye, sipas Veliaj, ky monument kulture do të qëndrojnë te dera kryesore policë 24 orë në 7 ditë të javës. Ajo që të bën përshtypje është se Policia, në njoftimin e saj zyrtar i ka dedikuar vetëm 2 rreshta zjarrit një godinë që është monument kulture. Madje, e ajo as nuk ka evidentuar në asnjë moment vlerat historike që mbart kjo godinë, duke thënë se zjarri ishte në një lokal. Vite më parë, kjo godinë ka shërbyer si lokal, por tani më jo, vetëm për Policinë ka mbetur e tillë.

" Më datë 16.08.2021, rreth orës 23:40, në rrugën “Abdi Toptani”, ka rënë zjarr në një lokal, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit", njofton Policia.

Report Tv ka shkuar mëngjesin e sotëm në Sarajet e Toptanëve. Në pjesën ballore të godinës, nuk ka gjurmë të zjarrit, kjo pasi vatrat u vendosën në pjesën e pasme të saj, e ndërsa tashmë qytetarët do duhet që të mësohen me pamjen se në derën kryesore të saj do të qëndrojnë uniforma blu për ta ruajtur këtë godinë nga dashakeqësit.

Historiku i Sarajeve të Toptanëve që në mesnatë iu vu flaka
Sarajet u ndërtuan rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Në fazën e parë kanë qënë me çardak e hajat në ballin kryesor. Shtëpia e zjarrit është bërthama e mjediseve përqark saj. Në katin e parë janë ambjentet ndihmëse ndërsa në katin e dytë, ambjentet e ndenjes dhe anekset e shërbimit, shkallët që ndërlidhin katet janë një ramëshe druri. Në fazën e dytë, në fillim të shek. XX, u bë një rikostruksion i mjediseve si dhe mbyllja e çardakut. Në vitet ‘20 të shekullit të kaluar aty ka qenë selia e Legatës së SHBA. Sarajet janë shpallur monument kulture i kategorisë së parë shpallur me nr vendimi v. 1883 datë 10/06/1973. Banesa ka nje siperfaqe rreth 354 m2 dhe lartesia arrin deri në 12 m. Këto ndërtime, karakteristike për shtresën e feudalëve, u përhapën nga gjysma e dytë e shek. XIX në trevën e Tiranës. Brenda në banese ndodhet një “Hamamxhik”, që do të thotë hamam kur ka dimension të vogël dhe ndodhet në hapësirën private të shtëpisë. Këto elemente janë indikatore të zhvillimit të teknikës, stilit të ndërtesave dhe zhvillimit ekonomiko-social të Tiranës në ato vite.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:05
Veliaj: Zjarri te Sarajet u porosit nga politikanët...hedh akuza për Bujar Nishanin

1629188041_VELIAJNISHANI.jpg

Pas zjarrit të qëllimshëm te Sarajet, krebashkiaku  Erion Veliaj hedh akuza për zjarr të porositur nga pronarët, me qëllimin për të ndalur procesin e shpronësimit dhe për të ndërtuar aty pallate. 

Në mënyrë indirekte, Kryebashkiaku Veliaj hedh akuza për ish presidentin Bujar Nishani, bashkëshortja e të cilit, (Odeta Nishani), është një nga bashkëpronarët e “Sarajeve”. Veliaj i përmend Nishanit, kohën kur si kryetar shteti doli kundër parkut të lojërave tek Liqeni Artificiale, dhe e akuzon për zjarrin në momumentin e Kulturës.  

“Në dallim nga shumë objekte për të cilat bëhet zhurmë pa lidhje si Lodrat tek Liqeni apo ngrehina e tallashit te Teatri Kombëtar, objekti Sarajet është monument kulture. “Dje, nën stilin e Shkolles Kosova, u tentua djegia e objektit nga dritarja e pasme që pronarët të ndalojnë shpronësimin. Zjarrvënësit e vërtetë janë porositësit - edhe për këta nuk do ketë mëshirë. Politikanë që ditën merakosen per lodrat, e natën zjarrin qytetit!”, shkruan Veliaj

Ora 09:06
4 policë te dera kryesore, si duken sot Sarajet e Toptanëve pasi iu vu zjarri! Report Tv sjell pamjet

 

Report Tv ka shkuar mëngjesin e sotëm në Sarajet e Toptanëve, ku shihen që të dera kryesore janë 4 policë të cilët nga sot e tutje do të qëndrojnë aty për të ruajtur godinën deri në shpronësimin e saj trë plotë. Në pjesën kryesore kjo godinë nuk ka gjurmë të zjarrit, pasi autori i ka vendosur atë nga pjesa e pasme.

Ora 08:34
Dalin pamjet, momenti kur zjarrvënësi që i vuri flakën Sarajeve të Toptanëve largohet me vrap

Kanë dalë pamjet që tregojnë zjarrvenësin duke u larguar me vrap, pasi i ka vënë flakën Sarajave të Toptanëve mbrëmë pak para mesnate në qendër të Tiranës. Siç shihet nga pamjet zjarrvënësi i cili largohet me vrap, ka veshur doreza të verdha anti-zjarr me gomë e material alumini, që t’i vërë flakën nga afër me dore e mos të rrezikojë të digjet. Ende nuk është identifikuar zjarrvënësi, por kamerat e sigurisë kanë kapur momentin teksa ai largohet përballë qendrës 'Torre Drin'.

Ora 08:31
Zjarri te Sarajet e Toptanëve, Veliaj: Shpronësim i përshpejtuar për pronarët! Do shpallet muze dhe do hapet për publikun! Ta harrojnë që aty të ketë ndërtim

1629182101_E8JurXVcAYsZW.jpg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale për ngjarjen e ndodhur në mesnatë, ku Monumenti i Kulturës "Sarajet e Toptanit" u përfshi nga flakët. Veliaj jep disa detaje të rëndësishme si ndodhi ngjarja.

"Mbrëmë në orën 23h 49 Policia Bashkiake pranë AMK - po, ata që sulmonte Presidenti - kanë njoftuar sallën operative për zjarrvënie pranë Monumentit të Kulturës njohur gjerësisht si Sarajet. Në pak minuta zjarrfikësit e Tiranës kanë shuar zjarrin e qëllimtë në 2 vatra. Në dallim nga shumë objekte për të cilat bëhet zhurmë pa lidhje si Lodrat tek Liqeni apo ngrehina e tallashit te TK, objekti Sarajet ËSHTË monument kulture. Dje, nën stilin e Shkollës Kosova, u tentua djegia e objektit nga dritarja e pasme që pronarët të ndalojnë shpronësimin. Në mesnatë bisedova me KM  @ediramaal  i cili ka autorizuar shpronësimin e përshpejtuar për Sarajet si një nga aktet e para të qeverise së re. Ta harrojnë që aty do ketë ndërtim, e ta harrojnë që aty do ketë zjarr gjer sa te behet shpronësimi. Nga sot ka nisur regjimi 24h roje! Ngjarjet do rrjedhin si me poshtë: Shpronësim për 18 pronaret (jo të gjithë janë politikane piromanë) Shpallje Muze si ish Legata e Parë Amerikane në Tiranë dhe monument kulture, Rikonstruksion dhe hapje për publikun. Mirënjohje zjarrfiksëve & policisë për mbrëmë!", shkruan Veliaj.

Ora 08:28
Sarajet e Toptanëve u përfshinë nga flakët, Policia i heq vlerat historike godinës: Zjarri në një lokal

1629155067_32f9518217074ad9892ecbec8f059e63.JPG

Në orët e para të mëngjesit u përfshi nga flakët Sarajet e Toptanëve, mirëpo një njoftimin zyrtar të Policisë, evidentohet si një lokal. Kjo hapësirë është shfrytëzuar më herët si një lokal, mirëpo tani nuk është më e tillë, vetëm për Policinë vijon të jetë, duke i hequr vlerat historike që kjo vilë mbart.  

" Më datë 16.08.2021, rreth orës 23:40, në rrugën “Abdi Toptani”, ka rënë zjarr në një lokal, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit", njofton Policia.

a.m./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/08/2021 00:52

    Tirana dhe jo vetem,ka pasur dikur vila shume te bukura.Problem eshte, qe shteti edhe kur pati raste qe ua kthehu pronareve, nuk u vuri <<kufirin te thana>>,d.m.th.t'i shpallte ndertesa historike ose dicka te tille dhe t'i detyronte pronaret t'i mirembanin e restauronin,por jo t'i shembnin e te ndertonin pallate njeri me i shemtuar se tjetri ne vend te tyre.Kjo ka ardhur nga injoranca dhe makuteria e te dy paleve.Tani nuk e di sa vila e saraje i kane mbijetuar masakres se betonit,por eshte vertet per te ardhur keq te zhduket kjo pasuri kombetare.Ketu ku jetoj une,kur banon ne shtepi te tilla,qe i quajne historike,duhet te marresh leje edhe per bojen e jashtme qe duhet te respektoje historikun e nderteses,jo me te guxosh te mendosh t'a shembesh, qe as qe behet fjale fare.

    Përgjigju
  • Shqiptare: 17/08/2021 12:16

    Votoni erjon veline 2023 ai punon per shqiperine i ka shitur dhe fiq por dhe luli ha bar ose ka...

    Përgjigju
  • Beni: 17/08/2021 11:15

    Ne vend qe te merret me punet e tij, akuzon pa baze dhe ne menyre te turpshme pronaret. Edhe nese eshte e vertete (qe eshte komplet e pabesueshme) pronaret jane pronare dhe e disponojne sipas dwshires sendin dhe pronen e tyre. Lajmi nuk eshte me zjarri i qellimshem por keto lehjet e qnit Veliaj lidhur me disponimin e prones. Kur u be bashkiak ne fillim, nje mik qe punoi ngushte ca kohe me Veliaj, me tha qe do te dorehiqej, pasi ishte shokuar nga injoranca ne fushen e ligjit dhe arroganca ne mos respekt te ligjit, vecanerisht ndaj konceptit te pronesise. Nuk e besova. Por ja sesi flasin faktet.

    Përgjigju
  • Fiku: 17/08/2021 08:37

    Mesa duket lal Fiku e di mirë se kush I ka thene për ta djegur ! Mjerë Tirana ndor kujt ka rene , por I ka denuar zoti tironsat ! Dihet dora që ndez sarajet eshte e ngjashme me doren që shemb teatrin! Hajt se u lodhem nese ka ndonje protest serioze për të larguar Ramen Bashen në shtator dhe kete lal fikun na tregoni te vijme ndryshe mos na jepni lajme kot ! Tirona ka një standard ku ka një pellemb tokë do të bëhet një pallat

    Përgjigju
  • Tironci: 17/08/2021 08:26

    Pse nuk shpronesojne pronat e veta keta? Malli huj, lali Eri bahet zot. Le ta marrin pronaret e te ndertojne, se nuk ka ngel katunar e tropojan pa ndertu n'mes t'Tirones. Kan ndertu Monika katunarja, librazhdsja e Azem Hajdarit e lloj lloj marroçash.Po nuk iu kthye prona te zotit nuk ka demokraci.

    Përgjigju
  • aleo: 17/08/2021 07:08

    Lali Eri plehra tjeter urbane qe vetem leje po jep, ben naivin ta harrojne per pallat bo si i pafajshem.

    Përgjigju
  • Timi: 17/08/2021 06:55

    Kur degjon nga goja e lalit aty qe sdo kete ndertime

    Përgjigju
    • Arbëri: 17/08/2021 09:39

      Dmth lalushi e ka në plan të ndertojë dhe të betonizojë aty, o mjerim o mjerim….

  • Une: 17/08/2021 06:53

    Jane pronaret vet qe zihen si qente me njeri-tjetrin. Njerezit i ka verbuar paraja nuk duan ta dine as per kulture dhe as per tradite.

    Përgjigju
  • Tata: 17/08/2021 06:45

    Gjuha teknike "lokal" quan cdo ambient,sepse nje objekt perbehet nga disa lokale. Vjelles pa tru. Pfffff

    Përgjigju
  • Stili: 17/08/2021 06:38

    Ja kane gjet stilin kur duan te ndertojne I vene flaken e nxjerrin jashte perdorimi Pastaj e bejne pallat.. si ne shume raste te tilla!

    Përgjigju
  • tironc i vjeter: 17/08/2021 06:06

    Çdo gjë e vjeter duhet ruajtur për respekt te te parve, pasi tregohet kultuar reale e nje popullsie qoft ajo dhe e vogel. Une uroj që ato njerz te përgjegjeshem qe i kane ngelur vendit ta hapin njerin sy, se si i thone betoni te bene beton. Cdo e keqe qe behet ne kete jete, ta dije cdo njeri nuk ngelet pa u la qofte ne kete dynja qofte ne jeten tjeter. Nese nuk i bie ne koke atij qe e bene do te bjer ne gjakun e tij ose te femijet. Zoti i meshiroft dhe ju dhent saber ne oreksin qe kane ato vete apo ato qe i shtyjne ne kete zarar.

    Përgjigju
  • Zen: 17/08/2021 04:50

    E riparon Bashkia me leket e popullit dhe pastaj e trashegojne mbeturinat e familjes Toptani qyl

    Përgjigju
    • Tironsi: 17/08/2021 08:39

      Fiks ke te drejt , Familja Toptani e beri Tiranen kryeqytet se kishte leverdine e vet 1920 , mos harro ka qone tu u bo Lushnja ose Elbasani ktyqytet prandaj do ishte duke shit fiq me lalin ! Ska lidhje familja Toptani ! Por kjo tregon që zjarret bien nga duart e poshtra jo nga natyra

  • Cfare turpi: 17/08/2021 02:33

    E kane thene me kohe edi rama deshte ta prishte shtepine e toptanasve per te ndertuar aty kulle. ...kjo dihej ashtu sic dogjen bar kafe sahatin....aty tani po ndertohet nje kulle...

    Përgjigju
  • Beni: 16/08/2021 23:04

    S'ka problem,e fikin dhe fillo pallati.Pune talebanesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty