VIDEO/ Shpërthim gjatë natës në portën e banesës së një 52-vjeçari në Shkodër, pronar i një hoteli: S'kam konflikte me askënd! Autori në kërkim

SHKODËR- Një sasi lënde plasëse është vendosur gjatë natës në portën e banesës së 52-vjeçarit Sokol Shpendi. Nga shpërthimi që ndodh rreth orës 03:43 pati vetëm dëme në një cep të portës së jashtme të banesës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Tomë Kola’ në Shkodër, ndërsa policia njofton se po punon për të identifikuar dhe për të kapur autorin.

Sokol Shpendi mësohet se në dëshminë e tij për policinë ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk e ka të qartë se kush mund të jenë autorët që vendosën lëndën plasëse ndërsa ka kërkuar që të zbardhet e plotë kjo ngjarje. Sokol Shpendi rezulton edhe pronar i një hoteli po në Shkodër. Ende nuk dihen motivet e këtij shpërthimi.

Policia ka sekuestruar kamerat e zonës për të zbardhur më shumë detaje për këtë ngjarje. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

1690187476_sokolshpendi.jpg

Sokol Shpendi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:57
I vunë lëndë plasëse në banesë, flet biznesmeni në Shkodër: S’kam konflikte me askënd! Policia sekuestron kamerat e sigurisë

1690189393_shkoder.jpg

Pronari i banesës ku u vu lënda plasëse në Shkodër ka dëshmuar në polici. Ai thotë se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk ka dijeni se kush mund të jetë autorët.

“Nuk kam konflikte me askënd. Nuk kam dijeni se kush mund te jene autorët- ka deklaruar 52 vjeçari.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/07/2023 03:09

    Gjobevenie ndoshta?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Aerodromi i Gjirokastrës kthehet në qendër të turizmit sportiv

Aerodromi i Gjirokastrës kthehet në qendër të turizmit sportiv