KRUJË- Orët e para të mëngjesit në Nikël të Krujës i është vënë tritoli një parukerie. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:00., ndërsa parukeria është në pronësi të Rajmonda Shega. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kjo është e disata herë që këtij biznesi i vihet tritol megjithëse ngjarjet nuk kanë zbardhur. Fatmirësisht nga shpërthimi janë shënuar vetëm dëme materiale ndërkohë që ende nuk dihet shkaqet që mund të kenë çuar në këtë ngjarje të rëndë.

Polica po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe gjetjen e prangosjen e autorit.