Tritol dyqanit të 58-vjeçarit në Durrës! Pronari: E pesta herë brenda muajit, dy herë kanë qëlluar me armë në banesë! VIDEO nga momenti i shpërthimit

DURRËS- 'E pesta herë që ndodh brenda muajit, dy herë më kanë hyrë në banesë dhe kanë qëlluar me armë'- kështu u shpreh 58-vjeçari Shaban Aga, të cilit i është vënë eksploziv në dyqanin e tij në orët e para të mëngjesit.

Sipas burimeve policore dhe pamjeve nga kamerat e sigurisë, mësohet se një-31 vjeçar nga Burreli ka shkuar në Durrës dhe i ka vënë tritol në derën e dyqanit të 58-vjeçarit Shaban Aga.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10 në lagjen 'Shenjtorët' në Durrës.

Për të kryer këtë vepër penale 31-vjeçari me inicialet D.K., ka bashkëpunuar edhe me persona të tjerë, thotë policia e Durrësit. Nga ngjarja raportohen vetëm dëme materiale.

Versionin e policisë, Shaban Aga e hedh poshtë duke thënë se nuk ka probleme dhe nuk i ka borxh askujt, ndërsa në vijimësi të dëshmisë së tij 58-vjeçari thotë se i kanë çuar fjalë se ky person ka pasur një borxh të pashlyer me djalin e tij në Angli.

Siç duken edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, autorët kanë hedhur lëndën plasëse nga mjeti në lëvizje e më pas ia kanë mbathur.

Autorët ja kanë dalë të mos kapen nga policia edhe pas 5 rasteve të tjera ku i kanë vendosur tritol brenda këtij muaji, referuar dëshmisë së pronarit, i cili shtoi se 2 herë i kanë hyrë në banesë si dhe i kanë lyer makinën me benzinë. I dëmtuar për disa herë nga këta persona, Aga ka thënë se i ka nisur fëmijët e tij në Gjermani dhe në Angli, për arsye sigurie ndërsa bashkëshorten te familja e saj.

Pronari i dyqanit në Durrës kërkoi drejtësi për zbulimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje ndërsa tha se filmimet ja ka adresuar autoriteteve.

“Është e pesta herë brenda muajit që e kanë sulmuar në banesën e tij. Dy herë më kanë hyrë në banesë dhe më kanë lyer makinën me benzinë. Dy herë më kanë qëlluar në drejtim të banesës me armë dhe kjo është hera e pestë që më hedhin tritol. Si pasojë e kësaj raprezaleje, 3 fëmijët i kam nisur në Gjermani dhe në Angli. Jetoja vetëm në shtëpi, ndërsa gruan e kisha çuar te njerëzit e saj. Kërkoj drejtësi, të zbardhet kjo ngjarje. Kush janë këta persona të interesuar të më godasin, kur unë filmimet jam kam çuar dhe policisë”, tha 58-vjeçari.

Ende nuk dihet identiteti i autorëve të vendosjes së tritolit, për ti shkuar deri në fund zbardhjes se gjithë konfliktit dhe shpërthimit të eksplozivit, prokuroria e Durrësit ka ngritur grupin hetimor që po dokumenton provat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:35
Shpërthimi në Durrës, ja pasojat që la në dyqanin e 58-vjeçarit tritoli i vendosur nga mjeti në lëvizje (VIDEO)

Shpërthimi në Durrës fatmirësisht nuk ka patur dëme njerëzore ama ka shkaktuar dëme të mëdha materiale si dhe një frikë te banorët e zonës dhe të pronarit të dyqanit, Shaban Aga.

Report Tv ka siguruar pamje të dyqanit të 58-vjeçarit dhe pasojave të mëdha që ka shkaktuar në biznesin e tij.

 

Ora 09:12
I vendosën eksploziv në dyqan, flet pronari: E pesta herë që ndodh brenda muajit, dy herë më kanë hyrë në banesë

I dëmtuari Shaban Aga në një komunikim për media u shpreh se është hera e 5-stë që ka ndodhur brenda muajit. Madje sipas dëshmisë së 58-vjeçarit dy herë i kanë hyrë në banesë dhe i kanë lyer makinën me benzinë. 

“Është e pesta herë brenda muajit që e kanë sulmuar në banesën e tij. Dy herë më kanë hyrë në banesë dhe më kanë lyer makinën me benzinë. Dy herë më kanë qëlluar në drejtim të banesës me armë dhe kjo është hera e pestë që më hedhin tritol. Si pasojë e kësaj raprezaleje, 3 fëmijët i kam nisur në Gjermani dhe në Angli. Jetoja vetëm në shtëpi, ndërsa gruan e kisha çuar te njerëzit e saj. Kërkoj drejtësi, të zbardhet kjo ngjarje. Kush janë këta persona të interesuar të më godasin, kur unë filmimet jam kam çuar dhe policisë”, tha 58-vjeçari.

Lidhur me versionin e policisë për një 31-vjeçar nga Burreli, me të cilin thotë se ka pasur konflikte, 58-vjeçari deklaron se nuk ka asnjë problem me atë person dhe nuk i ka asnjë borxh.

“Nuk kam asnjë problem me atë person që thotë policia, nuk i kam ndonjë borxh. Unë kam 22 vjet që jetoj në zonën e Kënetës, më njeh gjithë lagjja që unë nuk i kam borxh askujt.

Aga shton më tej se ky person ka pasur një borxh të pashlyer me djalin e tij në Angli.

Para disa muajsh më ka çuar fjalë ky person që ka pasur një borxh të pashlyer me djalin tim në Angli, por i thashë nga unë si prind a të kam ndonjë detyrim, unë si person? Unë nuk i kam gjë detyrim dhe as djali nuk i ka, është sqaruar. Dua që këtë çështjes ta zgjidhë policia, ose më duhet të iki nga shtëpia ime, por s’kam pse të iki, ose të gjej rrugë të tjera që të zgjidh këtë problem”, deklaroi 58-vjeçari.

Ora 08:37
Iu vu lënda plasëse, kush është pronari i dyqanit në Durrës (VIDEO)

Shaban Aga është pronari i dyqanit në Durrës që iu vu lënda plasëse gjatë natës. 

Ora 08:34
Dalin PAMJET, momenti kur autorët hedhin tritolin nga makina në dyqanin e 58-vjeçarit në Durrës dhe ia mbathin! Ja çfarë kapën kamerat e sigurisë

Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shfaqet momenti, kur automjet kalon në orën 03:11 të mëngjesit dhe hedh nga dritarja e pasagjerit lëndën eksplozive në derën e dyqanit të 58-vjeçarit në Durrës.

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë