Në orët e para të mëngjesit i është vënë tritol shtëpisë së një 69 vjeçari në Vlorë. Tritoli i është vënë 69 vjeçarit Tahsim Xheladin Banushaj, por ka vetëm dëme materiale në derën e jashtme të shtëpisë.
Për Report tv ai ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte të mëparshme dhe as nuk ka me askënd. Ndërkaq shton se në fillim ai bashkë me të shoqen ka menduar se ishte tërmet.
"Ishim në gjumë ora 3 pa 10 pa çerek. Dëgjojmë krisma, e zhurma dinamiti. U ngritëm obobo tërmet i them gruas. Dal shikoj asgjë nuk kishte. Dol komshinjë asnjëri nuk kishte ashtu. Marrr prozhektorin dhe skishte asgjë. Më tha gruaja dil njeherë e shiko te komshiu. Dola dhe i thashë grua kjo qenka dasma jonë. Dikush mund të më ketë ndonjë borxh por jo unë njeriu. Unë jetoj vetëm me gruan fëmijët i kam të shpërndarë", tha ai.
Sipas policisë një sasi e vogël lëndë plasëse i është vënë në pjesën e jashtme të shtëpisë. "Më datë 30.10.2020, rreth orës 03:16, në lagjen Hajro Çakërri, Vlorë, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale", thotë policia.
Autori nuk është identifikuar ende, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Report tv siguron pamjet e shpërthimit të shtëpisë së 69 vjeçarit në Vlorë.
Siç shihet në video dëmet nuk janë të mëdha. Lënda plasëse i është vendosur në derën e jashtme të shtëpisë.
Tahsim Xheladin Banushaj është 69 vjeçari të cilit i kanë vënë tritol pranë shtëpisë në orët e para të mëngjesit.
Për Report tv ai ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte të mëparshme dhe as nuk ka me askënd. Në fillim ka menduar se ishte tritol.
"Ishim në gjumë ora 3 pa 10 pa çerek. Dëgjojmë krisma, e zhurma dinamiti. U ngritëm obobo tërmet i them gruas. Dal shikoj asgjë nuk kishte. Dol komshinjë asnjëri nuk kishte ashtu. Marrr prozhektorin dhe skishte asgjë. Më tha gruaja dil njeherë e shiko te komshiu. Dola dhe i thashë grua kjo qenka dasma jonë. Dikush mund të më ketë ndonjë borxh por jo unë njeriu. Unë jetoj vetëm me gruan fëmijët i kam të shpërndarë", tha ai.
E o Tahsim. Kushedi gjynahet e kujt po lan ti. Ka shume nga ata qe si bien dot gomarit e i bien samarit.
PërgjigjuOre mos i fol ashtu atij ti ore se gjynah
Ore mos i fol gjyshit tim ashtu kafshe