SHKODËR- Katër automjete janë djegur orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër. Ngjarja është regjistruar pranë vendit të quajtur "Bexhisteni" në hyrje të qytetit, ndërsa mësohet se 3 prej makinave janë djegur plotësisht dhe njëra pjesërisht.

Sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv fillimisht zjarri iu vu me qëllim “Audit A6” me targë "AB006GD" në përdorim të Gamend Dushku. Pranë “Audit” kishte të parkuara edhe 3 makina të tjerë të cilat u përfshinë gjithashtu nga flakët.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë identifikuar zjarrin dhe kanë njoftuar zjarrfikësen për të vënë situatën nën kontroll.

Gent Dushku, makina e të cilit ishte “shënjestra” e ngjarjes, ka qenë i arrestuar në vitin 2016 për tentativë për vrasje.

Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen.

Automjetet e djegura

  • AA821VC  Audi A3, Alma Çela
  • AB006GD Audi A6, Gamend Dushku
  • AB522EE ------
  • AA593ZM Opel Corsa, Agim Markaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:05
I vunë flakën 'Audit', kush është pronari, i arrestuar në vitin 2016 për tentativë vrasjeje (EMRI)

1651908429_Sequence03.00093213.Still018.jpg

Report Tv ka mësuar detaje nga djegia e 4 makinave në Shkodër. Mësohet se "shenjestra" ka qenë makinës tip 'Audi' i  Gent Dushkut, i arrestuar në vitin 2016 për tentativë vrasjeje.

Ora 09:24
Në ‘shënjestër’ ‘Audi A6’, ja si u përfshin nga flakët edhe 3 makinat e tjera në Shkodër (VIDEO)

Report Tv ka siguruar një video nga flakët që kanë përfshirë 4 automjetet e parkuara në Shkodër. Në pamjet e regjistruar është edhe momenti kur zjarrfikësit mundohen të vënë situatën nën kontroll.