Merr flakë një shtëpi në Tiranë, evakuohen në kohë banorët

Merr flakë një shtëpi në Tiranë, evakuohen në kohë banorët

Foto ilustruese

TIRANË- Merr flakë një shtëpi në Tiranë. Zjarri dyshohet se ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën "Muharrem Gura". Nga sa raportohet, si pasojë e zjarrit ka pasur vetëm dëme materiale, pasi fatmirësisht janë evakuuar në kohë banorët. 

"Më datë 12.02.2021, rreth orës 11:05, në rrugën “Muharrem Gura”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. P, ku ka vetëm dëme materiale, pasi nga sherbimet e Policisë u bë e mundur evakuimi në kohë i banorëve. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit", thotë policia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria, një ekonomi e dominuar nga monedha evropiane nga depozitat, kreditë e deri tek borxhi! Kursimet e shqiptarëve 54% në euro!

Shqipëria, një ekonomi e dominuar nga monedha evropiane nga depozitat, kreditë e deri tek borxhi! Kursimet e shqiptarëve 54% në euro!