Një zjarrvënie e qëllimshme është shënuar këtë mesditë në Tiranë. Ku pranë shkollës ’’Kosova’’ në kryqëzimin e rrugës 'Ismail Qemali' me atë të Elbasanit një rrap është përfshirë nga flakët.

Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës parandaloi përhapjen e flakëve ndërsa ende askush nuk është në pranga për këtë krim mjedisor.

Zjarri për pak minuta përfshiu të gjithë trungun e rrapit ndërsa policia e pranishme në vendngjarje bllokoi qarkullimin deri në shuarjen e flakëve.