TIRANË- Vjedhja e 5 kuintal vaj ulliri një fermerit Artan.D në periferi të Tiranës ka vënë në lëvizje forcat e komisariatit 1.

Kallëzimi është bërë nga fermeri më datë 6 korrik 2020 që ka fabrikën në zonën e Petrelës, e kur ka shkuar atë ditë në punë ka konstatuar vjedhjen.

Pas kësaj vjedhjeje janë shoqëruar disa banorë të zonës së Petrelës në polici, por askush prej tyre deri më tani nuk rezulton të ketë lidhje me këtë vjedhje sqaroi policia për Report Tv.

Agjentët kanë dyshime se hajduti pasi kësaj vjedhjeje e ka shitur atë me një çmim të lirë tek restorantet e zonës së Mulletit, Petrelës e Vishnjes të cilët kanë edhe gatime të shumta.

Për ngjarjen hetuesit kanë përdorur dhe teknikën e verifikimit të gjurmëve të gishtave, por ka rezultuar e pasuksesshme pasi dyshohet se në kanatën e pasme të magazinës hajduti ka hyrë me doreza duke u treguar i kujdesshëm.