Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme Afrim Serjanin, banues në Durrës, i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhjen e çantës së punonjëses së Ujësjellësit, ku brenda saj gjendeshin 6 milionë lekë të vjetra.

Ngjarja ka ndodhur më 15.07.2016 ku në vendin e quajtur rruga "Halit Haxhia" ku E.A 44 vjeç, banues në Durrës nën kërcenimin e thikës, i  ka marrë me dhunë nga dora çantën M. Ll, 54 vjeç, banuese në Babrru Tiranë.
 
Gjithashtu policia sqaron se nga  informacionet e marra në rrugë operative dhe veprimet proceduriale u bë e mundur gjetja e automjetit tip "Renault" me targë AA903GX dhe automjeti tip "Opel" me targë AA481LB, mjete që dyshohet të jenë përdorur nga autori dhe bashkëpuntori i tij.
 
Nga kqyrja e automjetit tip "Renalult", u gjet një kuti plastike ku në brendësi kishte një shumë parash metalike me një vlerë të përgjithshme 5046 Lekë të reja.
 
Po punohet intesivisht për kapjen e  E.A, 44 vjeç, të shpallur në kërkim lidhur me këtë ngjarje.
grabitje ujsjellesi ne kamez
grabitje ujsjellesi ne kamez
grabitje ujsjellesi ne kamez
grabitje ujsjellesi ne kamez
grabitje ujsjellesi ne kamez
 
Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës parë Tiranë,  për veprën penale të "Vjedhjes me dhunë"e kryer në bashkëpunim.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)