Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi vodhi një automjet në Yrshek. 35-vjeçari Durim Koni u prangos teksa po drejtonte automjetin e vjedhur tip ‘Volksëagen’ në Rrugën e Qelqit.
Automjeti i grabitur është në pronësi të M. E., dhe dyshohet se i është vjedhur në oborrin e banesës.
Vijojnë goditjet ndaj veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Vodhi 1 automjet në Yrshek, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin e vjedhur, dhe vihet në pranga 35-vjeçari.
Sekuestrohet automjeti i vjedhur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas informacionit të marrë se në Yrshek ishte vjedhur një automjet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore është arrestuar shtetasi:
-D. K., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Rrugën e Qelqit, duke drejtuar automjetin tip "Volksëagen", në pronësi të shtetasit M. E., që dyshohet se e ka vjedhur, në oborrin e banesës së këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia e Tiranës.
Komente










