Një i ri është vënë në pranga të policisë së Tiranës pasi i ka vjedhur nga qafa varësen në shtetasi.
Policia ka ndaluar shtetasin J. C., 27 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen, nga qafa, shtetasit O. S.
Në vijim, shtetasi A. S. (babai i O. S.), me vetëgjyqësi, ka goditur me grushte 27-vjeçarin, si dhe ka dëmtuar nga pakujdesia, automjetin e parkuar të një shtetasi tjetër.
Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. S., 47 vjeç, banues në Vorë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.