I vodhi qytetarit 30 mijë euro, arrestohet efektivi i policisë në Cërrik! I kishte fshehur në ambientet e jashtme të shtëpisë

I vodhi qytetarit 30 mijë euro, arrestohet efektivi i policisë në Cërrik! I kishte fshehur në ambientet e jashtme të shtëpisë

Syrja Kuqja qytetari që denoncoi efektivin për vjedhje

CËRRIK- Një i ri vetëm 24 vjeç me detyrë efektiv policie pranë komisariatit të Cërrikut, është arrestuar nga drejtoria rajonale e AMP-së në Elbasan - Korçë, pas dyshimeve se i ka marrë një qytetari 30 mijë euro.

Denoncimi është bërë nga Syrja Kuqja me banim në Belsh, i cili në kallëzim pretendon se Geraldo Nela gjatë një kontrolli të ushtruar pranë familjarëve të tij, një ditë ma parë, i ka vjedhur 30 mijë euro në ambientet e jashtme të banesës.

Pasi arrestoi efektivin, policia sekuestroi shumën 30 mijë euro që dyshohet se ia ka marrë qytetarit Syrja Kuqja.

‘Më datë 21.12.2022, nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Elbasan-Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, u krye arrestimi në flagrancë për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal, i punonjësit të policisë: • Inspektor G. N., 24 vjeç, me detyrë Trupë shërbimi pranë Komisariatit të Policisë Cërrik.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye në kushtet e flagrancës në kuadër të veprimeve procedurale të autorizuara nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në lidhje me kallëzimin e shtetasit S. K., me banim në Marinzë, Belsh, i cili në kallëzimin e tij pretendonte se gjatë një kontrolli të ushtruar pranë familjarëve të tij, më datë 20.12.2022, këtij shtetasi i ishte vjedhur një shumë prej 30 mijë euro në ambjentet e jashtme të banesës në pronësi të tij.

Në lidhje me këtë ngjarje dhe si rezultat i punës hetimore të pandërprerë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë inspektor G. N. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i shumës prej 30 mijë euro që ky punonjës policie ia kishte vjedhur shtetasit S. K. Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?