
Gazetari i Report Tv Ronaldo Gjoshi ka siguruar foton e kamionit që ka rënë në humnerë sot në aksin rrugor Gramsh-Poçan. Kamioni ka dalë nga rruga dhe shihet i kthyer përmbys në humnerë. Nga ky aksident rrugor mbeti e vdekur 43-vjeçarja Dëshira Hoxha ndërsa u plagosën rëndë shoferi Shaban Kotorri dhe pasagjerja tjetër Albana Boja.
Lajmi kryesor:
Aksident i rëndë në Gramsh/ Kamioni bie në humnerë, ndërron jetë infermierja! Shoferi dhe mësuesja në gjendje të rëndë (EMRAT)











