I vrarë më 21 janar 2011, vëllai i Hekuran Dedës: Na erdhi shoqëruesi i Berishës në 11 të natës me çantat me euro me vete!

TIRANË- Një nga vëllezërit e Hekuran Dedës, i mbetur i vrarë gjatë protestës së 21 janarit, ka tronditur me dëshminë e tij, duke thënë se në orën 23:00 të natës, pasi kishte ndodhur ngjarja tragjike, shoqëruesi i ish- kryeministrit Sali Berisha u kishte shkuar në shtëpi me çanta me euro. “Ne nuk jemi nga ato që shesim gjaku”, i tha ai ministres së Shtetit, Elisa Spiropalit, e cila këtë të shtunë i shkoi për vizitë familjes Deda, pasi qeveria i shpalli 4 viktimat e 21 janarit “Dëshmorë të atdheut”.

“Ata janë kriminela, se po të kishin qenë aq të pastër, na ofruan valixhet me euro këtu, në 11 të natës. Ne nuk jemi nga ata që shesim gjakun. Erdhi shoqëruesi i Berishës, ça pret populli sot, u bënë 10 vite. Janë kriminela. Akoma më dhembin sytë kur i shoh në media, dalin aty kriminela. Populli do i gjykojë”, tha vëllai i Hekuran Dedës.

Vëllai tjetër vë theksin se si ajo qeveri fshehu provat me anë të mjekut, Sami Koçeku i cili deklaroi se protestuesit ishin qëlluar nga afër. 

"Ishte ai doktori që i kishte lidhur kokën vëllait dhe pastrua, ai kollceku, ai ka qenë. Ka fshehur provat”, rrëfen ai.

Megjithatë, nëna e Hekuranit, shprehet e bindur se një ditë do të bëhet drejtësi.

"E drejta do të dalë, do të vonojë, por pa dalë nuk ka me ndjenjë”, u shpreh ajo.

Që drejtësia do të vihet në vend, i sigurioi edhe Spiropali, teksa gishtin si fajtor kryesor e drejtoi qe qeveria e aso kohe me në krye Sali Berishën.

“Qeveria mendoi, kryeministri, që t’i shpallte “Dëshmorë të Atdheut” se ajo vrasje ishte e paimagjinueshme për ne dhe gjithë shoqërinë, dhe fshehja e provave është vrasje për herë të dytë. Pengimi i drejtësisë dhe gjithçka tjetër. Plaga juaj nuk është mbyllur, por ne do bëjmë maksimumin të jemi me ju gjithmonë. Dolën në ekrane. Kamerat i kanë fshirë të kryeministrisë, gardistët nuk i dorëzuan në kohë, nuk lanë gurë pa fshehur vrasjen dhe e themi me zë të lartë se kështu është”, u shpreh ajo.

PJESË NGA BISEDA
Zabit Deda: Vëllai im kur është vrarë…jam futur unë në zyrë me vëllain dhe Spartak Ngjelën. Ishte doktori atje që i kishte lidhur kokën dhe e kishte pastruar…Sami Koçeku, ai ka qënë.
Spiropali: Ai doli edhe ne ekran.
-Po.
Zabit Deda: Ai i ka thënë këto, edhe për vëllanë tonë, kanë fshehur provën...
Spiropali: E tmerrshme, dolën edhe nëpër ekrane thanë janë vrarë me plumb nga afër. Kamerat e kryeministrisë i kanë fshirë, gradistët nuk i dorëzuan në kohë, ai doli dhe në ekran, Prokurorinë s’e lanë. Ata nuk lanë gur pa levizur për ta fshehur vrasjen dhe ne këtë e themi me zë të lartë. Kështu është.
Ilmi Deda: Ata janë kriminelë, se po të ishina aq të pastër… na ofruan valixhet me euro në 11 të natës. Ne nuk jemi nga ata që shesim gjakun vëllait. Shoqëruesi i Berishës. Ç’a pret populli sot, u bënë 10 vjet nga kriminelët? Akoma më dhembin sytë kur I shoh në lajme. Dalin aty kriminelë.
Por populli do i gjykojë!
Spiropali: Duhet të shporren njëherë e mire!
Nëna e Hekuranit: E drejta do të dalë, do të vonojë por pa dalë s’ka për të rënë.
Spiropali: Ata nuk duhet të kishin më asnjë lloj fytyre të dilnin publikisht, ata duhet të ishin marrë të pandehur, duhet të hetoheshin. Thoshte po të afrohej Edi Rama do ta qëlloja me snajper, pra i ka dhënë ai urdhrat.
Dhe nuk dinë të qeverisin ata, ata vetëm sundojnë, vetëm i përçajnë njerëzit, i blejnë, I vënë kundër njeri-tjetrit, kaq dinë të bëjnë, e kanë treguar!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • life: 24/01/2021 12:57

    bere shum mir qe nuk e shite gjakun per para,por kam nje pyetje :pse e derdhet gjakun per politikanet?ilir meta qe ju derdhet gjak pak muaj me von qeverisi me edi ramen ,ky e beri kryetar parlamenti me von president.po ti duhen mandate do te qeverisi prap,ju vdisni lini femijet dhe grat rruges per hajdutat qofshin te KUQ apo BLU

    Përgjigju
  • Vito: 24/01/2021 09:42

    Si ka mundesi qe nuk del njeri me e burgos kete njeri qe nuk ka lene gje pa ba dhe vazhon prap,ka shkatrrua shqiperine, institucionet,ka shkatrru njerezit menderisht, ka vjedh, ka vrare njerez te pafajshem,gjithcave keqe flitet per kete njeri qe ka ba ,dhe vazhon te bej ,qe jan me prova dhe instistucionet qe e kane per detyre ta burgosin heshtin.Kjo tregon se ata qenkan si ai SALI. Krimineli qe nuk ja duan te mire Shqiperise e shqipetareve,duan rrupallen ,i mallkofte zoti.

    Përgjigju
  • andi: 24/01/2021 08:03

    nese te kane ardhur me eurot me vete, ke bere shume gabim qe nuk i ke marre (aq sa duket qe te paska ngel dhe peng). tani mbaj medaljet e edi rames se ky i gjati paret dhe pushtetin e mori duke perdorur gjakun e vallait tend te ndjere.

    Përgjigju
    • Lala: 24/01/2021 09:25

      Kur të mbaroi punë jarani me të tëmë prit tek dera ti, meri paret dhe je në rregull. Po qe se janë euro ul dhe ti brekët (po ke brekë) e bëja dhurat prapanicën tënde. Kërriç mënash!

    • Rimi: 24/01/2021 09:14

      Qoftet e bashes i paske ngrene ti

  • dulja: 24/01/2021 05:11

    ky eshte Berisha ai plera qe kerkon te dali prape deputet ,po harram i qofte ati shqiptari qe voton kete e pafalshme

    Përgjigju
  • vera: 23/01/2021 22:52

    JEP LLOGARI SALI BASHKE ME BASHEN PER VRASJET QE BETE NE MES TE BULEVARDIT....

    Përgjigju
    • Shqipëria: 24/01/2021 09:29

      Kujt t'i japi llogari? Se te jete per Edin, ky rron 100 vjet.

  • Tirona: 23/01/2021 22:26

    mos te merakosemi se edhe sikur mos te dalin me pamjet nga serveri i Vicidolit ato urdhera dhe pamjet jane te regjistruar nga Sateliti qe ka ne hapsire DAJ SAMI

    Përgjigju
  • LORA: 23/01/2021 21:13

    Aty jane provat filmike te serverit te "fshira",,,duhet ti kete specialisti i IT-se Armando Kasaj,,,,i cili duhet ti kete ruajtur per nje dite te veshtire per fatin e tij.Ai ishte dhe mbetet krim shteteror,,,,me transparenti,ne syte dhe vemendjen e gjithe Kombit. Besoj se po i afrohemi berjes drejtesi per Kater Deshmoret e krimit kryeministror te 21 janarit.

    Përgjigju
    • Filma: 24/01/2021 09:30

      Edhe 8 vjet pushtet, dhe ben xhaxhi Edi drejtësi.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?