10 vite nga vrasja e 4 protestuesve, si e shpërbleu Basha mjekun që gënjeu më 21 janar

10 vite nga vrasja e 4 protestuesve, si e shpërbleu Basha mjekun që gënjeu më 21 janar

Mjeku Sami Koçeku

Edhe pse kanë kaluar 10 vite nga vrasja e 4 protesteusve më 21 janar 2021 dhe sot ata u shpallën Dëshmorë të Atdheut nga kryeministri Edi Rama, ende nuk ka drejtësi për to.  Por më e rëndë është edhe fakti se mjeku i cili manipuloi të vërtetën për të fshehur vrasësit e protestuesve të pafajshëm në mes të bulevardit është sot kandidat për deputet në listat e Bashës.

Mjeku Sami Koçeku, është shpërblyer nga Basha duke e futur në listat për kandidatë, dhe kjo vetëm se ai dha versionin më 21 janar , në ato orë të trazuara ku humbën jetën 4 persona, se “vrasja e tyre ka ndodhur nga afër me armë të kalibrit të vogël”, duke lënë të nënkuptuar se ishte fjala për një komplot, pasi paralel me deklarimet e tyre “profesionale”, mediat afër qeverisë dhe zërat e drejtpërdrejtë qeveritarë aludonin për vrasje të realizuara nga radhët e opozitës.

Ja çfarë deklaruan mjeku Koçeku dhe Gega në strudiot televizive në atë kohë

Dr. Sami Koçeku: Janë… dy mbeten të identifikuarit, janë ekzakt sipas parametrave mjekësorë, dy konsiderohen të vdekur civilë, kanë shkuar në morg, një i identifikuar dhe një i paidentifikuar. Dhe tjetri që është i identifikuar është në Spital Ushtarak akoma, faktikisht, pavarësisht se ai ka bërë…, ka vdekur…, ka bërë…, ne po e mbajmë në monitorim, po e konsiderojmë në rrugë mjekësore…i vdekur, është plagë armë zjarri, por ne, thjesht, që është moshë 38 vjeç, po e mbajmë me monitor, duke punuar vetëm për hir të aparatit.

Gazetari: Doktor, le të themi dhe personi i tretë ka vdekur nga një plumb?

Dr. Sami Koçeku: Nga një plumb në kokë.

Gazetari: Në kokë. Dhe kjo, nga distancë e afërt?

Dr. Sami Koçeku: Shiko tani, ne kemi një eksperiencë prej 18 vjetësh në plagët prej armëve të zjarrit dhe eksperiencën më të madhe në Shqipëri e ka qendra jonë, për këtë eksperiencë kaq të madhe edhe mund të orientohemi. Plagët me të cilat kanë ardhur janë të distancës së afërt, kanë dhe shenjat e djegies, shenjat e plumbit, apo unazën e plumbit. Dhe unë, kur kam folur që thashë janë të distancës së afërt kam folur duke i’u referuar eksperiencës sime prej kaq vjetësh në spital dhe i njoh mirë plagët nga armë zjarri.

Gazetari: Pikërisht, nga kjo eksperience, nga sa afër mund të jenë qëlluar zoti Koçeku?

Dr. Sami Koçeku:  Distanca është shumë e afërt, shenjë plumbi dhe djegieje nuk e bën distancë mbi një metër e gjysmë

Intervista e dytë:

Gazetari: Do na jepni një informacion sa persona janë plagosur dhe a ka persona që kanë humbur jetën apo jo?

Dr. Sami Koçeku: Ekzakt nuk mund të jap asnjë lloj informacioni për numrin e tyre këtu, por ekzakt dihet se aktualisht kemi dy civilë të vdekur, janë me plumba në distancë të afërt, janë me të gjitha shenjat…, konfirmim që distanca ka qenë shumë e afërt nga qëllimi i tyre. Duhet të jenë armë të kalibrit të vogël, për arsye se, nuk janë plagë që hyjnë dhe dalin, janë vetëm plagë hyrëse, që tregon se s’kanë fuqi arme dhe janë qëlluar nga afër…

Gazetari: Po, po.

Dr.Sami Koçeku: Për numrin total të të aksidentuarve, të ardhurve këtu nuk mund të japim për arsye se vazhdojnë vijnë dhe janë të paregjistruar një pjesë.

Gazetari: Në ekspertizën tuaj zoti Koçeku, çfarë fishekësh kanë qenë ato sipas jush?

Dr.Sami Koçeku: Me syrin tim, pistoleta të kalibrit të vogël, duket nga këto tip silenciator por të vogla, të vegjël, kalibër i vogël, i hollë, por që…

Gazetari: Ka qenë i pamundur shpëtimi i jetës së tyre?

Dr.Sami Koçeku: Kanë ardhur të vdekur.

Gazetari: Pra, dy persona kanë humbur jetën?

Dr.Sami Koçeku: Po.

(...)

Gazetarja1: Tre personat që kanë humbur jetën nga se, kush ka qenë shkaku i humbjes së jetës së tyre?

Dr. Alfred Gega: Atë do ta përcaktojë mjekësia ligjore.

Gazetarja 1: Nga çfarë plagësh kanë ardhur? Me gurë?

Gazetarja 2: Armë zjarri?

Dr. Alfred Gega:  Dukeshin plagë të vogla që shkonin për armë zjarri nga distancë e afërt.

Siç përshkruhet në intervistë, thëniet e tyre janë tërësisht të pavërteta dhe krahasuar me Akt-ekspertimin mjeko ligjor që ju është bërë viktimave nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ato bëhen edhe më të rënda, pasi janë jo vetëm në shkelje të Kodit të Etikes, por edhe veprën penale''.

Dy mjeket u ndeshkua vetem me nje paralajmerim.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • FATMIRI: 21/01/2021 21:01

    KETI KOÇEKUT DO Q.....ÇA KA NE SHTEPI ME PAS NJE PLUMB KOKES

    Përgjigju
    • Ermela: 21/01/2021 22:42

      Jo ore jo por populli Nuk duhet te votoje plehra te tille asht turp te votohet Pd.

  • Erneka: 21/01/2021 20:27

    Shume mire e ka ba si burrat ja shperbleu,kjo asht butteries nga bashk.Lum partia e Mjere Shqiperia .

    Përgjigju
  • [email protected]: 21/01/2021 17:28

    E shperblehu basha .bravo basha.po rama qe ka pushtetin ca bene ja mbeshtet.yyyyy plerat e kombit.rrofte kombi shqiptare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje

Kosovë/ KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje