TIRANË - Një person i paidentifikuar dyshohet të jetë vrarë me 2 plumba, në kokë dhe në zemër dhe të jetë groposur në Malin e Dajtit gjashtë muaj më parë. Trupi i tij u zbulua një ditë më parë nga qeni i një bariu, ndërsa rezulton i dekompozuar në masën 80 %.
...
Kufoma e dekompozuar e një mashkulli u gjet e groposur jo shumë në thellësi në fshatin Prisk Dajt, nga qeni i një bariu i cili ka gërmuar duke nxjerrë në pah trupin e pajetë një ditë më parë.
Burime nga Policia e Tiranës thanë për Shqiptarja.com se ka dyshime që personi ende i paidentifikuar të jetë vrarë me armë, kjo pasi në trupin e tij ka dy dy plagë me armë, një në zemër dhe një në kokë. Të njëjtat burime thanë se ai mund të ketë gjashtë muaj që është vrarë.
Përmes një njoftimi zyrtar për mediat, policia tha se njoftimin për këtë ngjarje e mori nga një bari i zonës, i cili tha se kishte gjetur kufomën e një mashkulli në vendin e quajtur "Zabel".
Sipas policisë, kufoma u transportua pranë morgut në qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe pas ekzaminimeve mjeko-ligjore pritet të mësohet më shumë për moshën e tij dhe nga se mund t'i jetë shkaktuar vdekja.
Mjekët ligjorë kanë konfirmuar se trupi i gjetur pasditen e të dielës në Dajt, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri., në trup dhe në kokë. Viktima ende nuk është identifikuar nga policia ndërsa kanë nisur verifikimet me persona të ndryshëm të denoncuar si të zhdukur nga familje të ndryshme. Policia ndërkaq po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Ky është rezultat i këqyrjes së jashtme të kufomës së gjetur, ndërsa ekspertët thonë se pritet të kryhet një autopsi për të vënë re dëmtime të mundshme të brendshme të trupit. Trupi i gjetur është i dekompozuar në masën e 80 për qind.
Familjarë të Enver Stafukës, të rrëmbyerit dhe të zhdukurit prej më shumë se 1 viti në Fushë-Krujë janë paraqitur në morgun e Tiranës për të parë nëse viktima e gjetur në Dajt është apo jo e tij. Deri tani nga shenjat ekspertët nuk kanë dalluar asgjë pasi kufoma është e dekompozuar, ndërsa pritet që analiza e ADN-sës dhe ekspertiza e mjekësisë ligjore të vërtetojë nëse është Stafuka ose jo. Ata janë paraqitur këtë të hënë në morgun e Tiranës, konfirmuan për Shqiptarja.com dhe Report TV burime nga Ministria e Drejtësisë dhe Mjekësia Ligjore.
Enver Stafuka është rrëmbyer në shkurt të vitit të shkuar pranë një pike karburanti. Ai ka qenë i përfshirë në atentatin që iu bë kryekomisarit Dritan Lamaj.

Vendi ku u gjet kufoma e dekompozuar

/Shqiptarja.com

VIDEO