Një sipërfaqe e madhe toke me ullinj u përfshi nga flakët ditën e djeshme në Lushnjë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit Xhevair Ademi, Xhevdet Sula dhe Besim Dedej pasi kanë ndezur zjarr për djegien e barërave në tokat e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Kujtojmë se flakët e zjarrit përfshinë masivet me ullinj në kodrat e fshatit Dushk. Zjarri i ndihmuar nga era e fortë ka djegur mbi 30 hektarë ullishte.
Flakët e zjarrit nuk rrezikojnë banesa apo objekte të tjera pasi vatrat e zjarrit janë larg qendrave të banuara. Një vatër me përmasa të mëdha ka qenë në fshatin Thanasaj ku u dogjën rreth 15 hektarë ullishte. Policia dhe grupi hetimor, përveçse ndihmojnë në shuarjen e zjarrit po punojnë për të zbardhur zjarrvënien e cila mendohet të jetë e qëllimshme.