VIDEO/ Situatë problematike nga zjarri në Lezhë, plasin municionet luftarake! Rrezikohen banesat! E pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve

Situata e zjarreve është përshkallëzuar në Lezhë. Ndikuar nga era e fortë, flakët po përhapen me shpejtësi drejt zonës së banuar, por jo vetëm kaq. Zjarrfikësit e kanë të pamundur të ndërhyjnë me makina për shkak të terrenit të thyer. Në terren janë 3 zjarrfikëse me punonjës dhe forcat e ushtrisë, pasi vijon edhe plasja e municioneve luftarake në këtë zonë.

Masiv pyjor me pisha, në periferi të Lezhës po digjet prej më shumë se 24-orësh. Afro 20 shtëpi në lagjen e njohur me emrin "ish-frutorja" dhe disa biznese rrezikojnë të përpihen nga flakët. Ndërkohë mësohet se janë evakuuar banorët. Gjatë pasdites, situata u bë më e vështirë, për shkak se flakët rrezikojnë dhe një karburant në aksin nacional Lezhë-Shkodër. 

Zjarri dyshohet i qëllimshëm, ndërsa tani janë shkrumbuar mbi 2 hektarë me pisha dhe bimësi. Ndërkohë zjarri në fshatin Piraj të Lezhës ka arritur që të vihet nën kontroll dhe është shuar plotësisht rreth orës 4 të mëngjesit, por dëmet e shkaktuara janë më të mëdha. Flakët kanë shkrumbuar linjën hekurudhore në një gjatësi 1 km si dhe sipërfaqe të mëdha me pemëtari dhe vreshtari, ndërsa është arritur që të shpëtohet Kisha e fshatit dhe varrezat pa shkaktuar dëme të shumta.

Për fikjen e këtij zjarri u angazhuan disa zjarrfikëse të ardhura nga bashkitë fqinjë. Aktualisht vatër aktive zjarri ka edhe në pyjet e Oroshit, ku zjarri vijon prej disa ditësh. Ditën e sotme është kërkuar ndihma e ushtrisë ku 50 forca pritet të mbërrijnë në terren për shuarjen e flakëve. Edhe në Kepin e Rodonit është riaktivizuar vatra e zjarrit dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri për të shuar flakët. Beteja me flakët vijon edhe në Lushnje e Vlorë, ku edhe banorët i janë bashkuar forcave zjarrfikëse dhe janë përfshirë në aksionin për shuarjen e flakëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:15
Situata nga zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Normalizohet situata në 10 vatra

1658258762_lezhe.jpg

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë detaje nga situata e zjarreve në vend. Ai thotë se është normalizuar situata në 10 vatra, ku thekson se janë drejt shuarjes dy zjarri në Vlorë. Ministria thotë se në Durrës janë normalizuar katër vatra zjarri duke shmangur rrezikun për banesat.

“Të dhënat më të fundit nga terreni flasin për një normalizim të situatës së zjarreve në 10 vatra problematike të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit. Janë nën kontroll dhe drejt shuarjes dy vatrat në Qarkun e Vlorës. Në qarkun e Durrësit janë neutralizuar 4 vatra zjarri, duke shmangur rreziqet për zonat e banuara. Më e qetë është situata edhe në një vatër në fshatin Patin në Klos, si dhe në Vorë në fshatin Marikaj. Me një punë të përqendruar prej 2 ditësh të forcave zjarrfikëse, efektivëve të FA e punonjësve të emergjencave civile u arrit të izolohej zjarri në Orosh të Mirditës. Vëmendja është përqendruar në shpatin e malit në Balldren, në fshatin Lekbibaj në Tropojë si dhe në fshatin Dushk në bashkinë e Lushnjes. Të gjitha kapacitetet në nivel vendor dhe qendror janë në gatishmëri të plotë për mbajtjen nën kontroll të situatës”, njofton ministria.

Ora 20:37
Përshkallëzohet situata e zjarrit në Lezhë, plasin municionet luftarake! E pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve me makina

1658255828_Screenshot4.jpg

Zjarri i rënë prej 24 orësh në kurorën me pisha në dalje të qytetit të Lezhës ka deportuar në pjesën e masivit pyjor të fshatit Balldre. Ndikuar nga era dhe bimësia e madhe në zone zjarri ka përshkuar një pjese të madhe të malit, duke rrezikuar dhe disa banesa.

Gjithashtu vijon edhe plasja e municioneve luftarake në këtë zonë. Në terren janë 3 zjarrfikëse dhe forcat e ushtrisë, por terreni i thyer e bën të pamundur deportimin e makinave në këtë zonë.

Ora 18:42
Zjarret në Lushnje, digjen mbi 45 hektarë ullishte! Zjarrfikësit dhe banorët përpiqen të shuajnë flakët me mjete rrethanore

 

Flakët e zjarrit kanë përfshirë masivet me ullinj në kodrat e fshatit Dushk. Zjarri i ndihmuar nga era e fortë ka djegur mbi 30 hektarë ullishte dhe vijon të përhapet akoma. Megjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve nga Fieri, Lushnja dhe Rrogozhina, mungesa e rrugëve dhe terreni i thyer nuk lejojnë afrimin e mjeteve me ujë të shkojnë tek vatrat e zjarrit.

Forcat zjarrfikëse, së bashku me banorë të zonës po mundohen të shuajnë flakët me mjete rrethanore.

Flakët e zjarrit nuk rrezikojnë banesa apo objekte të tjera pasi vatrat e zjarrit janë larg qendrave të banuara. Një vatër me përmasa të mëdha ka qenë në fshatin Thanasaj ku u dogjën rreth 15 hektarë ullishte. Policia dhe grupi hetimor, përveçse ndihmojnë në shuarjen e zjarrit po punojnë për të zbardhur zjarrvënien e cila mendohet të jetë e qëllimshme.

Ora 16:25
Situatë problematike nga zjarri në Lezhë, rrezikohet një banesë! Pranë flakëve ndodhet një pikë karburanti

 

Flakët që po djegin masivin pyjor në dalje të qytetit të Lezhës ndodhen shumë pranë banesave duke rrezikuar njërën prej tyre. Në terren ndodhen zjarrfikësit dhe autoritete të tjera, të cilat prej orëve të paradites po luftojnë me flakët. Situata është mjaft e vështirë, pasi aty pranë ndodhet dhe një pikë karburanti.

Ora 16:15
Vihen nën hetim 4 persona në Lushnje dhe Mallakastër, akuzohen se i vunë zjarrin tokave të tyre dhe dogjën sipërfaqe toke në pronësi të tjerëve

1658249091_lushnje.JPG

Katër persona janë vënë nën hetim pasi akuzohen se iu vunë zjarrin tokave të tyre që dolën jashtë kontrollit dhe dogjën sipërfaqe toke në pronësi të shtetasve të tjerë. 

Shtetasi Gj. C., banues në Allkaj, Lushnjë, është vënë nën hetim në gjendje të lirë pasi ditën e djeshme ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me vreshtari, në pronësi të shtetasit E. M. 

Ndërsa shtetasi Ll. G., banues në Kamçisht, Lushnjë, ka ndezur zjarr për djegien e barërave dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me mbetje gruri. 

Hetimet kanë nisur edhe për shtetasin H. H., pasi në fshatin Çorrush, Mallakastër, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur dy kasolle bagëtish, pemë ulliri dhe pemë frutore.

Ndërsa specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin M. K., pasi në Roskovec, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur plastmasi i serave, në pronësi të shtetasit A. S.

Ora 15:13
Riaktivizohet zjarri në Kepin e Rodonit, kërkohet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve (VIDEO)

 

Një zjarr me përmasa të mëdha të shkrumbojë hektarë të tërë me pyje prej dy ditësh në kodrat e Kepit të Rodonit dhe po përparon i favorizuar nga era e fortë.

Zjarri u fik një herë nga ana e zjarrfikësve por është riaktivizuar sërish sot. Në vendngjarje ndodhet reparti zjarrfikës i Durrësit por është e pamundur shuarja e flakëve ndaj kërkohet ndërhyrja nga ajri.

Aktualisht po punohet me mjete rrethanore por situata është kritike.

Ora 11:35
Situata e zjarreve në vend, reagon Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për zonat e banuara

1656837568_zjarret.jpg

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me situatën me zjarret në vend.

‘Forcat e emergjencave civile kanë mundur të fikin një pjesë të madhe të vatrave të zjarrit që u aktivizuan gjatë ditës së djeshme në territorin e vendit.

Është izoluar rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme vatra në shpatin e malit, në kthesën e Balldrenit, në Lezhë, duke shmangur tërësisht rrezikun për banesat dhe bizneset në zonë. Aktualisht po vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatin Ligjin në Orosh të bashkisë Mirditë, ku flakët po zhvillohen me intensitet të ulët.

Gjithashtu është shmangur rreziku për banesat në fshatin Qesarat në bashkinë e Finiqit, ku puna po vijon për shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit.

Në fshatin Patin, njësia administrative Klos, ku dje ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll dushku është bërë e mundur të shuhet një pjesë e vatrës dhe nuk paraqet rrezik për banesat. Në terren kanë shkuar edhe 20 forca nga shërbimi zjarrfikës dhe shërbimi pyjor për të mundësuar izolimin e plotë gjatë ditës së sotme.

Pa rrezik për zonat e banuara është edhe situata në zonën e quajtur “Makaresh”, në zonën e Krastës në Krujë,  si dhe në fshatin Bizë në Ishëm të Durrësit, ku po punohet pa ndërprerje për të shuar vatrat e zjarrit.’- njofton ministria e Mbrojtjes.

Ora 10:26
Riaktivizohet zjarri në pyllin në dalje të qytetit të Lezhës, flakët rrezikojnë bizneset dhe banesat

 

Është riaktivizuar vatra e zjarrit në pyllin në dalje të qytetit të Lezhës përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër. Flakët po kërcënojnë sërish bizneset dhe banesat në këtë zonë. Në terren zjarrfikësit dhe strukturat e tjera vendore të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • besimtari: 20/07/2022 00:46

    mbaje doren o zot.....o allah...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Makina përplas këmbësorin afër vijave të bardha tek 'Rruga e Kavajës', humb jetën në spital

Tiranë/ Makina përplas këmbësorin afër vijave të bardha tek 'Rruga e Kavajës', humb jetën në spital