Policia greke kthen ekipin shqiptar në kufi, kryq në pasaportë kapitenit: Doganieri grek qeshte

Ekipi amator të futbollit “Antigonea” në Gjirokastër nuk është lejuar nga pala greke sot që të kalojë në vendin fqinj. Ata kishin ftesë nga ekipi mik për një ndeshje miqësore, por janë bllokuar, pasi u është kërkuar garanci. Kapitenit të ekipit Aleksandër Serjani i është vendosur kryq në pasaportë, ndërsa në një prononcim për Report Tv ai sqaron debatin me doganierin grek.

Gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin, më mirë t'i themi që tani këto gjëra, që edhe ato që janë pas nesh, apo para nesh të mundohen që këto gjëra të zbuten. Në kaluam mbrëmë në orën 23:00, kemi pasur një ftesë nga Presidenti i klubit të tyre në kategorinë e tretë Skopelos, edhe ne jemi një ekip amator. Ishim gati 10 veta, pasi dy na prisnin në krahun tjetër, fillimisht oficeri grek na tha do të kaloni, pasi njihte dikë nga ne, na uroi fat. Kur na dha pasaportat, unë po kërkoja timen, ai tha urdhëro dhe do të ktheheni pas, pasi u duhet garancia për secilin person. Po shikoja pasaportën, kur shikoj kryq, u habita pse e mora? Vetëm e imja kishte kryq. Kthehem prapë atje dhe i them më sqaro pse e ke vendosur kryq në pasaportën time, më tha e kam bërë unë. I thash kush je ti që e bën këtë në një dokument zyrtar që shkoj në të gjitha vendet e botës edhe pa më thënë gjë, i thash t'i të kesh turp. Aty kishte edhe të tjerë që iu kthyen, nuk na kërkuan gjë tjetër lekë apo.., vetëm që duhet të kishim garanci. I thashë ne dy ditë do të rrimë, i thash duhet garanci nga shefi i hotelit u do të flemë. Ishte një ndeshje për qejf. Më tha keni domosdoshmëri për të mbledhur ullinj? Po kush i thash, unë? Ky që është drejtor banke? Ky që është arkitekt apo ky që është biznesmen? I thash po të duhet ndonjë njëri nga këta? Ai e mori me të qeshur, pala shqiptare na ndihmoi me një oficer, por ata nuk e përfillën fare. Unë kam 20 vite që nuk kam kaluar në Greqi, por të tjerë kishin kaluar më parë.

Kapiteni i ekipit, Aleksandër Serjani

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku anëtarët e ekipit janë paraqitur në këtë pikë kufitare me qëllim kalimin e kufirit për një periudhë dyditore. Ata ishin ftuar për një ndeshje miqësore në ishullin e Scopalos në Greqi.

I kontaktuar nga Report TV, shefi i Stacionit të Policisë Kufitare në Kakavijë, Arben Nikolla pohon se në bazë të rregullave, anëtarët e ekipit duhej të paraqisnin garanci, dokument që një pjesë e ekipit nuk e kishin, pavarësisht se dispononin ftesën e ekipit mik. Përsa i përket kryqit në pasaportë, vlefshmëria e tij është 24 orëshe.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leo: 19/05/2018 10:30

    Gjynah qe keta doganier jetojne akoma ne shekullin qe vetem ata e dine. Punoj ne industrine e turizmit ketu ne Londer dhe me bie qe te takoj dhe grupe nga greqia. Jo per t'iu kunderpergjigjur ndaj atyre qe na bejne ne dogane por nuk shfaqin ndonje kulture apo dituri ndryshe nga ajo e kinezve apo te tajlandes. Keta kujtojn se kane lindur per te qene me te miret dhe nuk shikojn se çfar ka perpara. Jashte greqise greget jane me te prapambet se te gjithe me pak fjale

    Përgjigju
  • Miri: 18/05/2018 22:52

    Sje as i pari as i fundit mor djal kan kthyer bizesmen te fuqishem e ju kan ven kryq e qytetar te semur , qe kan pas nevoj me u mjeku , po ne skemi shtet jemi shtet kot pa asnje vler tallet gjith bota ne cdo vend me emigrantet shqiptar i perbuzin ju ven apellas kot , e sju del ambasat apo ministri e jashtme per zot , po ju te Asim Zenelit keni votu gjith jeten per Ps e kurr ska ber gje per ju po jan pasuru tre njerez vetem nga asim zeneli rinia ka ik kan ngel vec pleqt , jepja i akoma voten ps mos e nderoni partin e xhaxhit .

    Përgjigju
  • Alnikj: 18/05/2018 20:08

    Mendoj që shteti Helen duhet që të veproj është momenti më i mirë që ti tregoj Shqiptarve se me sa seriozitet i ka bisedimet që po zhvillohen

    Përgjigju
  • Toni: 18/05/2018 18:50

    Derrat

    Përgjigju
  • Cameria: 18/05/2018 18:38

    Mos u merzit vellau Nuk do te kete me kufi me Camerine Do vije koha!

    Përgjigju
  • keto: 18/05/2018 17:53

    jane Vangjel Dulet .

    Përgjigju
  • agim: 18/05/2018 15:54

    Oficeri grek kur te vdes kryqin do i vendosin te koka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë