Policia greke kthen në kufi kapitenin e Antigonesë, kryq në pasaportë futbollistit

Ekipi i futbollit “Antigonea” në Gjirokastër është ndaluar ditën e sotme të kalojë kufirin drejt Greqisë në Pikën Kufitare të Kakavijes, ndërsa trajnerit dhe kapitenit të ekipit, Aleksandër Serjani i është vendosur kryq në pasaportë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, anëtarët e ekipit janë paraqitur në këtë pikë kufitare me qëllim kalimin e kufirit për një periudhë dyditore.

Ata ishin ftuar për një ndeshje miqësore në ishullin e Scopalos në Greqi. Sipas pohimit të kapitenit Serjani, fillimisht pala greke nuk u ka hapur probleme, ndërsa ka marrë për kontroll pasaportat dhe dokumentet që dispononin, por më pas u është komunikuar vendimi për t'u kthyer mbrapsht për shkak të mungesës së garancisë individuale. Një pjesë e anëtarëve të ekipit nuk kishin nxjerrë garanci.

Situata është përkeqësuar kur kapiteni Serjani ka vënë re se në pasaportën e tij ishte vendosur kryq, ndërsa nuk ka mundur të marrë asnjë sqarim dhe arsye nga pala greke për vendosjen e kryqit.

I kontaktuar nga Report TV, shefi i Stacionit të Policisë Kufitare në Kakavijë, pohon se në bazë të rregullave, anëtarët e ekipit duhej të paraqisnin garanci, dokument që një pjesë e ekipit nuk e kishin, pavarësisht se dispononin ftesën e ekipit mik. Përsa i përket kryqit në pasaportë, vlefshmëria e tij është 24 orëshe.

Skuadra e Antigonesë


Kryqi i vendosur në pasaportën e kapitenit të ekipit


Ftesa për miqësore nga ekipi grek drejtuar Antigonesë

Ekipi i Antigonesë duket se e kishte marrë shumë seriozisht miqësoren me ekipin grek, aq sa kishte kohë që kishte nisur përgatitjet.

Në datën 14 maj, ekipi shqiptar shkruante në Facebook: "Ne kuader te pergatitjeve per Skopelos, ekipi zhvilloi nje ndeshje miqesore diten e djeshme: FT Antigonean vs Bledi’s Team
6 - 4".

Antigonea e kishte parlajmëruar që më 4 maj miqësoren, kur bënte të ditur: " Vazhdon “Turneu i Miqesoreve”... FT ANTIGONEAN ben hapin e pare pertej kufijve. Ne daten 19 Maj, Sfinksat do te ulen ne ishullin grek te Skopelos ku do te zhvillohet nje ndeshje miqesore midis: Skopelos vs Ft Antigonean Ekipi eshte duke e pergatitur maksimalisht kete transferte !!!".

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ridi: 18/05/2018 12:09

    Ky idhte takimi mes BE dhe Ballkanit dhe ne Sofie ..?Bravo pales Shqiptare dhe BE qe ben sikur nuk sheh maskaraden Greke shtet antar i BE megjithate Jo e madhe ndodhi dje ne Sofje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen