I vuri eksploziv një banese dhe
makine, arrestohet 41-vjeçari 

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se 3 vite më parë ka djegur me lëndë djegëse dhe eksploziv një makinë dhe një lokal.

Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se gjatë operacionit ‘Deja Vu’ në pranga ka rënë Eduart Dushku banues në Tiranë, i dënuar më parë edhe për veprën penale të ‘Vrasjes’.

Ndalimi i tij është bërë pasi është dokumentuar me prova ligjore që 41- vjeç është autor i 2 ngjarjeve të mëposhtme të ndodhura në vitin 2014 dhe 2015:

- Ngjarjes së ndodhur më datë 09.12.2014, ku në vendin e quajtur "Sauk i Vjetër" është djegur me lëndë djegëse automjeti tip "BME", në pronësi të 65 vjeçarit me inicialet  A.P.
 
- Ngjarjes së ndodhur më datë 25.02.2015, ku në vendin e quajtur "Sauk i Vjetër" është dëmtuar më lëndë plasëse eksploziv, lokali në pronësi të  40 vjeçarit me inicialet A.B.
 
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale " Shkatërrim prone me zjarr " dhe "Shkatërrim prone me eksploziv", parashikuar nga nenet 151 dhe 152 të Kodit Penal.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Tragjedia ajrore në Uashington/ Në avionin edhe çifti i kampionëve patinatorë të famshëm! Media ruse: Bashkëshortët Syskova-Naumov ishin në bord (VIDEO)

Tragjedia ajrore në Uashington/ Në avionin edhe çifti i kampionëve patinatorë të famshëm! Media ruse: Bashkëshortët Syskova-Naumov ishin në bord (VIDEO)