KRUJË- Policia e Krujës ka arrestuar autorin 23-vjeçar, L.C i cili orët e para të mëngjesit të djeshëm i ka vënë tritolin një parukerie në Nikël të Krujës. Fatmirësisht nga shpërthimi i eksplozivit nuk kishte persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Parukeria ishte në pronësi të Raimonda Shegës dhe kjo ishte e disata herë që i vendosej tritol.
23-vjeçari që kreu krimin në fjalë është banues po në Nikël të Krujës, ndërsa tashmë pritet të dalë para Gjykatës nën akuzat për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me eksploziv"dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit " parashikuar në nenet 153 dhe 278 të Kodit Penal.
Komente

