I vunë zjarrin barishteve në tokë e tyre, por flakët dolën nga kontrolli dhe dogjën ullishte e 70 koshere bletësh, 2 të arrestuar në Përmet e Berat, mes tyre një polic

I vunë zjarrin barishteve në tokë e tyre, por flakët dolën nga kontrolli dhe dogjën ullishte e 70 koshere bletësh, 2 të arrestuar në Përmet e Berat, mes tyre një polic

Dy persona janë arrestuar për zjarrvënie në Berat dhe në Përmet, mes tyre një efektiv policie. Një 68-vjeçar është arrestuar në Përmet pasi një ditë më parë dogji një sipërfaqe tokë dhe 70 koshere me bletë në pronësi të fqinjit të tij. Në pranga ra Novruz Ismaili, 68 vjeç, banues në fshatin Kosinë, i cili fillimisht u vuri zjarrin barishteve të këqija në tokën e tij, por si pasojë e erës flakët dolën nga kontrolli dhe u përhapën në një sipërfaqe më të madhe.

Për pasojë u dogj edhe  një sipërfaqe toke me bimësi dhe 70 koshere me bletë në pronësi të shtetasit R. N. Fatmirësisht flakët u vunë në  kontroll dhe u shuan pa lejuar shkaktim të dëmeve të tjera nga zjarrfikësja, ndërsa tashmë 68-vjeçari do të përballet me akuzat e zjarrvënies.

Edhe një efektiv policie është arrestuar në Berat pasi gjatë kohës që ka djegur barërat e këqija  në tokën e tij, flakët janë përhapur duke djegur një sipërfaqe tokë e mbjellë me ullinj dhe pemë frutore.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës