Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në një sipërfaqe pyjore, në fshatin Bulcesh në afërsi të liqenit të Digës së Liqenit të Bovillës.

Zona ndodhet brenda kufijve të Parkut Kombëtar të Dajtit, që bën pjesë në Zonat e Mbrojtura Natyrore.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor të koduar “Safe”.

Ndezi zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit, duke rrezikuar përfshirjen e masivit pyjor të parkut, arrestohet 62-vjeçari.

Pas njoftimit të marrë se në fshatin Bulcesh në afërsi të liqenit të Digës së Liqenit të Bovillës kishte rënë zjarr, shërbimet përkatëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas rastit, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit M. I., 62 vjeç.

Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në një sipërfaqe pyjore, në fshatin Bulcesh në afërsi të liqenit të Digës së Liqenit të Bovillës, të cilat ndodhen brenda kufijve të Parkut Kombëtar të Dajtit, që bën pjesë në Zonat e Mbrojtura Natyrore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, as me qëllim dhe as nga pakujdesia, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale apo të paligjshmërive në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë