TEPELENËGëzim Sina ka rënë në prangat e policisë pasi i vuri flakën tokës së tij në Memaliaj dhe më pas flakët kanë dalë jashtë kontrolli. Si pasojë, zjarri ka avancuar edhe në tokën e fqinjëve.

Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur sipërfaqe toke me pemë frutore dhe agrume, në pronësi të banorëve të këtij fshati. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.