KAKAVIJE-  Me makinën  e tij tip fuoristradë do të transportonte 19 kg mariuanë në drejtim të Athinës, por në momentin që është pikasur nga policia ka braktisur makinën dhe është larguar në drejtim të territorit grek.

Mbrëmjen e djeshme, (1 dhjetor) rreth oërs 18:00 policia kufitare e Kakavijës  kishte ushtruar kontroll në vijën e dytë të automjeteve që lëvizin në drejtimtë shtetit grek.

Në një moment kanë përzgjedhur për kontroll automjetin tip Mitsubishi me karroceri me targa greke AXO 81 27, që drejtohej nga Vasil Dervishanji, 40 vjeç lindur në Berat dhe me banim të përkohshëm në Athinë.

”Në momentin që punonjësi i Policisë Kufitare të Kakavijes ka filluar kontrollin e automjetit , drejtuesi i automjetit ka braktisur automjetin , duke lënë edhe dokumentat e identifikimit si kartën dhe pasaportën dhe është larguar me vrap në drejtimte teritorit grek. “- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Gjirokastrës.
 
DROGA E FSHEHUR NË MAKINË
Nga kontrolli paraprak i bërë nga ana e Policisë Kufitare të Kakavijes rezultoi se në gomën rezervë të automjetit kishte 8 pako të mbëshjella me letër natriban me peshë 1 klogamë secila.

Më pas kontrolli ka vijuar imtësisht në të gjithë automjetin ku ka rezultuar se në brendësi të mbrapakolpit , mbrapa targës së pasme , ishte krijuar rishtas një dhomë ku brenda saj u gjetën 11 pako të mbëshjella me letër natriban me peshë 1 kilogramë secila.  Destinacioni i drogës ishte Athina.
 
NE KERKIM 40 VJECARI
Menjëherë policia ka shpallur në kërkim Vasil Dervishanjin. Efektivat e Policisë Kufitare e kanë ndjekur deri në territorin grek ku kanë kërkuar ndihmën e Policisë Greke për kapjen e tij.

(sg/shqiptarja.com)