I zgjedhuri i PD në Fier tregon
dëshminë e penaliteti, kopjon PS

I zgjedhuri i PD në Fier tregon<br />dëshminë e penaliteti, kopjon PS
TIRANE- Ajo çfarë PD ka ngritur në sistem kundër të emëruarve të rinj, duke i akuzuar për persona me dosje penale, duket se tashmë po i kthehet mbrapsht. Ka qenë i zgjedhuri i ri si kryetar i PD-së Fier, i cili ka bërë publike dëshminë e penalitetit si i padënuar më parë. Veprim që më parë e kanë bërë drejtorët e rinj të PS-së, ku pas çdo akuze nga PD-ja kanë paraqitur dëshmitë. Por dhe pas kësaj opozita i ka cilësuar si fiktive duke vijuar me debatin politik.

Përgjigja
Kryetari i PD-së së Fierit ka bërë përballjen e parë publike dje me mediat dhe me politikën. Luan Baçi në një deklaratë për mediat ka rrëzuar pretendimet se ka qenë më parë i dënuar për korrupsion. Ndërsa i ka cilësuar akuzat e hedhura në media me prapavijë politike. Baçi ka mohuar të ketë qenë më parë i dënuar apo i arrestuar ndaj dhe ka vendosur në dispozicion të mediave edhe dëshmi penaliteti.

Por duket se vetë mediat i janë referuar një hetimi të policisë së kryer në vitin 2012. Në atë kohë u ndaluan 10 persona nga operacioni “Patentat e Dyshuara”. Ndërsa kreu i Patentave Luan Baçi nuk u ndalua, por se policia kërkoi pezullimin nga detyra. Por akuzat ndaj tij u rrëzuan ndërsa vetë Baçi ka qëndruar në detyrë. Ndërsa faktet tregojnë se ai nuk është ndaluar nga policia dhe madje as nuk është marrë masë ndëshkimore prej gjykatës. Duke e përjashtuar kështu nga të 10 personat e tjerë, ku në atë kohë policia mori masën e ndalimit.

Por, pavarësisht se nuk ka asnjë deklaratë nga kundërshtarët politik, duket se Baçi është detyruar të mbrojë pastërtinë e tij, duke dhënë si provë dëshminë e penalitetit, ku rezulton të mos jetë i dënuar më parë. Të njëjtin veprim tashmë e kanë bërë dhe mbi 6 drejtues të rinj të Partisë Socialiste.

I fundit
Sadrit Danaj është i akuzuari i fundit i Partisë Demokratike, ndërkohë që u zgjodh kryetari i ri i Këshillit të Qarkut të Vlorës. Danaj u akuza nga Partia Demokratike si i dënuar nga drejtësia italiane për rrëmbim. Deputeti i PD-së, Arben Ristani theksoi se Danaj në vitin 2000 është përfshirë në Itali në rrëmbimin e një vajze.

Por në seancën plenare të dy javëve më parë, deputeti Taulant Balla publikoi dy dëshmi penaliteti të Danajt, një në Itali dhe një tjetër në Shqipëri ku ai dilte i pafajshëm. Madje dhe vetë Danaj ka deklaruar se nuk është i dënuar më parë. Por se sërisht opozita ka dhënë deklarata politike kundrejt tij. Ashtu si dhe është vepruar dhe në raste të tjera. Ku PD dhe pse ka marrë përgjigjen zyrtare, sërish ka ngulmuar duke fajësuar drejtuesit. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji

FOTOLAJM/ Tavani 'në tokë', festa e Kombëtares në dhomat e zhveshjes! Fitore historike në Gjeorgji