Një familje nga Kosova që jetonte në Oelsnitz të Gjermanisë, është dëbuar mbrëmjen e së martës nga autoritet gjermane. Prindërit dhe pesë fëmijët ishin tërësisht të integruar – në fushën e punësimit dhe mbi të gjitha në klubin e futbollit SV Merkur, shkruajnë mediet gjermane
Ne nuk mund ta kuptojmë, kush duhet te ikeënga Gjermaninë dhe kush jo.
Këshilltarja e partisë së majtë Die Linken, Reiner Stöhr
Familja kosovare kishte ardhur në Gjermani përpara tre vitesh, megjithatë Kosova u vendos në vendet me origjinë të sigurtë. Familjes, pasi nuk ju njoh azili, i pati kaluar edhe afati i “duldung”.
Familja është marrë në dy të natës nga shtrati dhe është dëbuar.
Këshilltarja e partisë së majtë Die Linken, Reiner Stöhr
Reiner Stöhr ka përcjellë familjen deri në Berlin, ku më pas kanë marrë aeroplanin për të fluturuar drejt Kosovës. Babai përveç që fliste mirë gjuhën gjermane, punonte si përkthyes. Kurse tre djemtë e tij luanin klubin e futbollit të Merkur, kurse njëra vajzë aktivizohej me hendbollin e Oberlosaer.
Megjithatë integrimi i një familje nuk mund të vendosë për të ardhmen e azilkërkuesve të vendeve me origjinë të sigurtë. Për këtë Reiner Stöhr është tejet e zemëruar.