I zhdukur prej 17 korrikut, babai i Elvis Troqes: Nuk kemi lidhje gjaku me Ardi Veliun, djali s’e njihte Albano Xhaferrin

I zhdukur prej 17 korrikut, babai i Elvis Troqes: Nuk kemi lidhje gjaku me Ardi Veliun, djali s’e njihte Albano Xhaferrin

Momenti i zhdukjes së Elvis Troqes

Mediat raportuan sot se një nga të zhdukurit e Vlorës, Elvis Troqe, është kushëriri i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në një reagim për Report Tv, Krenar Troqe, babai Elvisit i cili është zhdukur pa lënë gjurmë prej 17 korrikut të këtij viti, hedh poshtë pretendimet e mediave dhe thekson se familja e tij nuk ka lidhje gjaku me atë të Veliut. 

Është e vërtetë që me djalin tonë, Elvis Troqe nuk kemi kontakte që prej datës 17 korrik 2018... Nuk kemi asnjë lidhje gjaku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, as nga nëna e Elvisit, bashkëshortja ime dhe as nga unë, pavarësisht si janë shprehur sot gazetat dhe portalet. 

Krenar Troqe, babai i Elvis Troqes

Ai mohon gjithashtu që djali i tij të kishte njohje me Albano Xhaferrin i zhdukur disa ditë para Troqes, ndërsa në dëshmitë e siguruara më herët nga Shqiptarja.com, mësohet se Albano Xheferri është vrarë me çekiç në kokë me urdhër të Edison Harizajt, ky i ekzekutuar dy javë më parë në një atentat në Durrës.

Fillimisht u raportua se dy të rinjtë, Elvis Troqe dhe Albano Xhaferri ishin kthyer së bashku nga Belgjika dhe zhdukja e tyre u dyshua se kishte lidhje me prishjen e pazareve të drogës atje.

“Nuk është aspak e vërtetë që djali jonë të ketë njohje me Albano Xhaferrin”, thotë Krenar Troqe.

Albano Xhaferri i zhdukur në Vlorë

Ai kërkon nga mediat që të mos trillojnë rreth djalit të tij dhe as të përdoret nga politika për interesa të ngushta. Apeli i tij për strukturat shtetërore është të zbardhin të vërtetën se çfarë ka ndodhur me djalin e tij.

“Nuk më intereson shumë ajo që sajohet apo thuhet qëllimisht lart e poshtë me qëllime të tjera nga fatkeqësia që na ka rënë mbi supe. Nuk dua qe me djalin tone te behën lajme për qëllime politike dhe të fliten në kurriz të tij trillime dhe gënjeshtra të pa baza. U bëj apel strukturave shtetërore të kryejnë detyrën që u ngarkon ligji për të hetuar dhe zbardhur si qëndron e vërteta për djalin tim”, thekson ai.

Elvis Troqe u zhduk pasditen e 17 korrikut 2018 ne qytetin e Vlorës. Report Tv publikoi ekskluzivisht videon e momentit kur Troqe hipën në një automjet tip “Mercedes-Benz” dhe prej atij momenti fati i tij nuk dihet. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj