VLORË- Dy persona të tjerë denoncohen të zhdukur. Prindërit e tyre kanë denoncuar në polici për fëmijët. Albano Xhaferri, 34 vjeç dhe Elvis Troqe, janë dy të zhdukurit në Vlorë. Lutfi Xhaferri, babai i Albano Xhaferrit thote se i biri ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej 18 qershorit të këtij viti, dhe pas asaj date askush s’di më asgjë për ta.
I humburi Albano Xhaferri
Sipas babait, ai u zhduk një muaj pas kthimit nga Belgjika. 8 ditë pasi u zhduk, bashkëshortja e tij ka denoncuar në polici. Xhaferri, baba i dy fëmijëve të mitur, jetonte me gruan dhe fëmijët në katin e dytë të një pallati në Vlorë. Xhaferri thotë se 20 ditë pas zhdukjes së Albano Xhaferrit, është denoncuar si i zhdukur Elvis Troqe, i cili sipas familjarëve ka qenë mik me Xhaferrin pasi kanë qenë bashkë në Belgjikë.
Lutfi Xhaferri, babai i të humburit Albano Xhaferri
Unë jam Lutfi Xhaferri. Djali kishte qenë në Belgjikë dhe u kthye. Kishte gati një muaj, i thashë “Pse erdhe o djalë?”. Më tha “Erdha se më mori malli për fëmijët”. Nuk e gjeta më, se rrinte në shtëpi tjetër dhe vazhdonte punën e tij. Ke ndonjë problem me njeri e pyeta, jo më tha. Se di çfarë pune bënte në Belgjikë. Atë ditë ishte ditë e zakonshme, por se di kush e mori, që nxitoi dhe e mori ta çonte në shtëpi. Erdhi një djalë, një makinë. S’ka marrë as pasaportë, asgjë. Kjo ndodhi rreth orës 10:30, 11:00 e darkës. Thonë për njërin që e mori. Vajti gruaja, bëri denoncimin për 7-8 ditë, më 18 qershor. Lajmëruan djalin tonë, tjetrin, erdhi nja 8-9 ditë e pa që s’bëri gjë dhe iku. S’di gjë për atë tjetrin që e mori. U larguan me makinë, por s’pashë dot gjë në atë orë. Ishte babai i 2 fëmijëve të vegjël, një në klasë të parë, një më i vogël. Pas djalit, u zhduk dhe një tjetër, Elvis Troçe, siç më tha babai i tij, ata kishin qenë në Belgjikë dhe kishin ardhur bashkë andej. Se çfarë kanë bërë nuk e di. Djalin tim e morën më para, Elvisi u zhduk 2 ditë më pas. Djali edhe mund të jetë rrëmbyer edhe mund të jetë larguar. Unë nuk dyshoj tek njeri se do e kisha gjetur me kohë.
Lutfi Xhaferri, babai i Albano Xhaferrit
Ndërkohë që prej datës 23 gusht janë të zhdukur edhe dy persona të tjerë nga Shkodra. Dajë dhe nip Gëzim Hysaj dhe Agron Mollaj në Shkodër kanë dalë nga shtëpia që prej datës 23 gusht dhe nuk janë kthyer më. Burime pranë tyre bëjnë me dije për Report Tv dhe Shqiptarja.com se njëra nga pistat e hetimit është vrasja e Sokol Hysenajt e ndodhur në vitin 1996, në të cilën dyshohet të jetë përfshirë Agron Mollaj (nipi). E ndërsa policia vijon kërkimet për gjetjen e dy personave, deri tani nuk ka asnjë gjurmë.
Po policia e di shum mir kush e ka mar dhe torturuar e pastaj vrar se i ka treguar cibiku te gjitha si è kan vrar e kush e ka vrar,ushtari ardit kola klodi e ka mar me urdher te sokol shakaj e aleksander caushit dhe keta te fundit e kan torturuar dhe me pas e kan vrar si kan ber me pas me visin troqen dhe me para me landi macin qe e gjeten te lidhur me tel ne lum te fshati aleksandrit ne mallakaster.policia i di shum mir te gjitha keto Po si do bytha ti bej publike se skan nga marin lek pastaj.ja kjo eshte policia jon e degjeneruar e edi rames
PërgjigjuKu eshte policia qe ne duam? Po kryeministri ministri i brendshem ku jane Apo mos jane zhdukur edhe ata?!
PërgjigjuCdo me thene me te gjitha kapacitetet nuk gjenden dy njerez
Përgjigju