U gjet i vdekur në Itali, biznesmeni shqiptar i dënuar në 2018-ën për dhunë dhe armëmbajtje pa leje! Si ndërhyri miku i tij polic ta ndihmonte

U gjet i vdekur në Itali, biznesmeni shqiptar i dënuar në 2018-ën për dhunë dhe armëmbajtje pa leje! Si ndërhyri miku i tij polic ta ndihmonte

 

 

Biznesmeni shqiptar, Fatmir Ara, i cili u gjet i vdekur në fshatin  San Carlo Canavese pranë Torinos ka qenë i dënuar në vitin 2018 për dhunë dhe armëmbajtje pa leje me 3 vite burg.

Mediat italiane shkruajnë se bashkëshortja e tij kishte bërë disa denoncime për dhunën që ai ushtronte ndaj saj.

43-vjeçari asokohe dyshohej se lëvizte duke mbajtur armë pa leje. Po ashtu bashkëshortja në atë kohë e kishte denoncuar edhe për përfshirje në punë të paligjshme.

Gjendur në këtë situatë, biznesmeni shqiptar kishte kërkuar ndihmën e mikut të tij që ishte polic, ata ishin madje dhe fqinj shkruajnë mediat italiane.

Miku i Fatmir Arës, karabinieri Raimondo Marrocu kishte bërë disa telefonata me kolegët për t'u pyetur nëse ndaj biznesmenit shqiptar kishte kallëzim, apo dhe të zbardhte detaje nga hetimi që kishte nisur ndaj Arës. Kolegët kishin refuzuar t’i jepnin informacion. Pas kësaj përpjekje, Marrocu u dënua me 2 vite e 2 muaj burg për zbulimin e të dhënave konfidenciale.


Lajmi kryesor:

I zhdukur prej 2 ditësh, biznesmeni shqiptar gjendet i vdekur në Itali! Në 2018 gruaja e denoncoi për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje