I zhdukur prej disa ditësh, gjendet i vrarë biznesmeni shqiptar në Greqi! U mbyt me litar nga pronari i një hoteli i cili i kishte mijëra euro borxhe

GREQI- Është gjetur i vrarë në ishullin Rodos në Greqi biznesmeni shqiptar i ndërtimit Xhani Topalli, i cili ishte zhdukur që prej disa ditësh. Mediat greke raportojnë se në pranga është vënë autori i dyshuar, një 53-vjeçar, pronar i një hoteli, i cili i kishte borxhe biznesmenit shqiptar.

Xhani Topalli, 46-vjeç, baba i tre fëmijëve, rezultonte i zhdukur që prej datës 28 gusht. Në ditën e fundit të zhdukjes së tij ai kishte takuar një 53-vjeçar, pronar hoteli në Greqi, i cili kishte për t'i shlyer disa detyrime në bazë të një marrëveshje që ato kishin lidhur.

Mbrëmjen e 28 gushtit, kur edhe u zhduk, Xhani Topalli, ka pasur një takim me 53-vjeçarin grek. Ai po përpiqej që t’i merrte një borxh prej 30 mijë eurosh biznesmenit grek, i cili e kishte kontraktuar për punë ndërtimi. Ky i fundit deklaroi se takimi mes tyre ishte anuluar, por kamerat e sigurisë, zbuluan se takimi ishte zhvilluar.

Hetuesit kanë zbuluar se vrasja është bërë me litar, ndërsa 53-vjeçari ka pasur bashkëpunëtor në krim ka pasur edhe djalin e tij. Ky i fundit e ka ndihmuar të transportonte trupin e viktimës pas vrasjes, te cilin e kishin fshehur në një zonë rurale.

Trupi i pajetë i 46-vjeçarit Topalli u gjet në një rrugë të shkretë mes Psinthos dhe Afantos, ndërsa dosja do t'i kalojë sot Prokurorisë për procedim të mëtejshëm.

Pas veprimeve hetimore dhe gjatë marrjes në pyetje, pronari i hotelit, ka pranuar se ka vrarë 46-vjeçarin shqiptar si dhe ka treguar se ku ka fshehur kufomën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:49
Vëllai i shqiptarit që u vra në Greqi: Ishte njeri familjar, e kuptova se diçka e keqe i ka ndodhur se isha në dijeni për borxhet

1662472391_er.JPG

I tronditur nga vrasja e tmerrshme e biznesmenit Xhani Topalli në Rodos, vëllai i tij Christos u shpreh se ishte i bindur që diçka e keqe i kishte ndodhur pasi e dinte borxhin e hotelierit. Sipas vëllait, ishte me vlerë 100 mijë euro.

“Të gjithë jemi në zi për humbjen e Xhanit. Fatkeqësisht, që në momentin e parë që i humbën gjurmët, kuptova se diçka e keqe i kishte ndodhur. Vëllai im ishte profesionist dhe familjar. Të gjithë e njihnin dhe e donin”, tha Topalli.   

Ndërsa avokatja e familjes Topalli e njihte 53-vjeçarin grek.

“Pronari i hotelit kishte takim me Xhanin para zhdukjes së tij. Ai hasi në shumë kontradikta në dëshminë e tij, prandaj besuam se kishte bërë diçka të keqe. Ai është arrestuar së bashku me djalin e tij pasi kanë kryer krimin së bashku”, tha avokati.

Për paratë që i detyrohej Xhani Topallit, pronari i hotelit kishte firmosur edhe një dokument për njohjen e borxhit para avokatit.

“Dy vite më parë erdhën edhe në zyrën time dhe u firmos borxhi. Pronari kishte firmosur se i kishte borxh 100 mijë euro. Katër ditë para vrasjes së Xhenit e kisha takuar dhe e kisha pyetur për këtë. Në fakt, viktima më tha se 53-vjecari grek i kishte dhënë rreth 2000 euro. Në dëshminë e tij, ka gënjyer se e ka paguar dhe i ka dhënë 15 mijë euro shtesë. Ky ishte edhe gabimi që ai bëri, pasi u ngritën dyshimet e familjes. Nga sa dëgjojmë dhe lexojmë bëhet fjalë për një krim të paramenduar nga pronari i hotelit dhe djalit të tij”, tha avokatja Mina Tsekris.

Ora 12:10
Vrau 46-vjeçarin shqiptar, rrëfehet biznesmeni grek: I kisha 75 mijë euro borxh, erdhi i dehur dhe më qëlloi djalin

Të tjera detaje janë zbuluar nga vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, Xhani Topallit, pasi pronari i hotelit ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka rrëfyer sesi ndodhi vrasja. Sipas informacioneve të “demokratiki”, 53-vjeçari është takuar me biznesmenin shqiptar  në vitin 2014, kur ata kishin një partneritet biznesi.

Në vitin 2019, 46-vjeçari ka marrë përsipër rinovimin e hotelit të autorit, i cili rezulton se i kishte rreth 75 mijë euro borxhe.

Mbrëmjen e së dielës, (28 gusht) viktima ka shkuar në hotelin e 53-vjeçarit, dhe sipas autorit ka qenë i dehur dhe është konfliktuar me të. Autori pretendon se 46-vjeçari po i bënte presion për t’i marrë paratë dhe se i kishte shkuar shumë herë në hotel nën efektin e alkoolit, duke i shkaktuar shqetësime.

Po sipas autorit, 46-vjeçari i ka shkuar në hotel me 28 gusht nën efektin e alkoolit dhe ka filluar që të abuzoj me të si dhe duke i sulmuar djalin.

‘Unë dola para për të mbrojtur djalin nga goditjet kontraktorit dhe më pas aty nisi sherri.’- ka thënë ai.

Më pas, i shtyrë nga instinktet, siç pretendon ai, ka kapur një litar të cilin ia ka shtrënguar viktimës në qafë dhe e ka mbytur. Më pas së bashku me të birin e kanë zhveshur, i kanë hedhur rrobat dhe trupin ja kanë çuar në një rrugë të shkretë ku është gjetur nga policia.

Ora 09:46
Vrasja e ndërtuesit shqiptar, 53-vjeçari grek e mbyti me litar! Djali i tij e ndihmoi që të fshihnin trupin

Një hotelier grek, është autor i vrasjes së ndërtuesit shqiptar Xhani Topallit në Greqi. 53-vjeçari, pronar hoteli, e kishte punësuar 46-vjeçarin shqiptar si kontraktor për të kryer disa punime dhe i kishte 30 mijë euro borxh.

Sipas mediave greke, vdekja është shkaktuar nga mbytja me litar, ndërsa për bashkëpunim është arrestuar edhe djali i autorit, pasi dyshohet se e ka ndihmuar në transferimin e trupit.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paul: 06/09/2022 16:49

    kthehuni ne shqiperi,,o njerez dhe beni biznes ,,,,ketu,,,greku eshte i poshter....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave