I zhdukur prej dy ditësh, gjendjet i vdekur në një kanal me ujë 67-vjeçari në Roskovec! Dyshohet se është mbytur

I zhdukur prej dy ditësh, gjendjet i vdekur në një kanal me ujë 67-vjeçari në Roskovec! Dyshohet se është mbytur

Policia e Fierit

FIERNjë 67-vjeçar është gjendur i vdekur në një kanal në fshatin Vidhishtë të Roskovecit. Ai ishte larguar nga banesa pa lënë gjurmë që prej 2 ditësh. I moshuari është gjetur pa shenja jetë në një kanal me ujë dhe dyshohet se është mbytur.  

“Sot më datë 09.07.2022, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur në një kanal me ujë, shtetasi B. B., 67 vjeç, banues në Roskovec. Nga këqyrja paraprake e trupit të 67-vjeçarit, nuk konstatohen shenja dhune. Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 07.07.2022, nga Komisariati i Policisë Fier, për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Fierit.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja