I zhvatën 800 € qytetarit në Fier për ‘punësim’ në Gjermani! Në pranga dy të rejat, i mashtronin përmes telefonit

I zhvatën 800 € qytetarit në Fier për ‘punësim’ në Gjermani! Në pranga dy të rejat, i mashtronin përmes telefonit

Foto ilustruese

FIER- Veriana Gega (Ziu) dhe Besime Agush (Dida), kanë rënë në prangat e policisë pasi i zhvatën një qytetari  në Fier 800 euro me pretendimin se do i ofronin punësim në Gjermani.

Operacioni i policisë u finalizua pas 4 muajsh çka nënkupton se dy të rejat kishin mashtruar edhe qytetarë të tjerë. I gjithë mashtrimi kryhej përmes celularit, madje 31-vjeçarja Veriana Gega ishte në arrest shtëpie për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.

Në pranga ra edhe 25-vjeçarja Besime Agushi e cila ishte bashkëpunëtorja e saj.

Nga hetimet e bluve, rezultoi se dy të rejat mashtronin në mënyrë të vazhdueshme qytetarë nga vende të ndryshme, jo vetëm në Fier duke i zhvatur para.

Policia njofton se po vijon puna për të gjetur të tjera raste të përfitimit të parave nga dy vajzat me anë të mashtrimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.  

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos