I zhvati kuletën me para e bizhuteri një qytetareje në mes të shëtitores së Himarës, arrestohet 41-vjeçari! I dënuar edhe më parë për vjedhje

HIMARË- Fani Mone 41-vjeç ka rënë në prangat e policisë pasi i vodhi kuletën me para dhe bizhuteritë e floririt një qytetareje në mes të shëtitores në Himarë. 41-vjeçari ka qenë edhe më herët i dënuar për vjedhje në një banesë sërish në Himarë.

Policia i ka sekuestruar kuletën dhe bizhuteritë e pushueses të cilat kapnin vlerën totale 60 000 lekë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se 41-vjeçari është gjithashtu autor i dyshuar i vjedhjes së 3 celularëve, në një banesë, vjedhje e kryer më datë 26 qershor 2023, në Himarë.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)