Një 60-vjeçar është goditur me thikë pasditen e kësaj të mërkure në qendër të qytetit të Fierit. Petraq Gjika ka marrë plagë në dorë dhe bark, teksa ndodhet nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Fierit jashtë rrezikut për jetën.
Autori është shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se 2 personat njiheshin.
Petraq Gjika kishte filluar punë si roje nate në një lokal, pikërisht në vendin e personit që e plagosi.
Burime informacioni pranë policisë së Fierit pohojnë për Report Tv se ky mund të jetë shkaku i ngjarjes.
(Personi i plagosur me thikë në spital)
Komento