TIRANË- Nëna ’’rrëmben’’ vajzat 5 dhe 2 vjece dhe largohet jashtë kufijve shqiptarë, pa marrë asnjë prokurë nga babai. Lulzim Vejzi është 35-vjeçari nga Kukësi, i cili rrëfeu në studion e emisionit “Pa Gjurmë” historinë e jetës, në kërkim të Shkurtes, gruas së tij, e cila sëbashku me vajzat e tyre, Melina dhe Ajla u larguan drejt Greqisë pa dijeninë e tij që prej 13 tetorit të këtij viti. Kur u larguan nga shtëpia, Lulzimi ndodhej në Greqi për të punuar. Ai ka verifikuar edhe në sistemin TIMS ku ka rezultuar se nëna me dy vajzat kanë kaluar kufirin nga dogana e Kapshticës.
"Kam ikur nga Shqipëria më 30 korrik. I thashë bashkëshortes po iki në Greqi dhe e çova tek babai i vet në Kukës. Ika unë. Ishim shumë mirë. Vetëm dua fëmijët. Kur shkova në Greqi. Tek prindërit e vet ajo qëndroi 10-12 ditë dhe kthehet në shtëpinë tonë. Kur fillon kopështi, shkolla ajo e çon vajzën në kopësht 2 ditë. Ditën e tretë nga ora 6 e zgjon vajzën dhe i thotë çohu se do të shkojmë në kopësht. Kur del e ndjek babai dhe i thotë vajzës së madhe hajde se të çon gjyshi në kopësht. Ajo i thotë jo se do t'i çoj për vizita. Pastaj ajo shkon prap tek prindërit e vet. Nuk më njoftoi për asgjë. Babai ka bërë denoncim në polici. Më tha a ke folur me bashkëshorten. Unë i thash jo pasi nuk më dilte në telefon. Të gjith më kanë bllokuar numrat", rrëfen babai.
Shkurte dhe Lulzim Vejzi u martuan në vitin 2013. Për të siguruar të ardhurat për familjen Lulzimi punonte në Greqi, ndërsa bashkëshortja dhe vajzat jetonin në Ndroq të Tiranës, sëbashku me prindërit e Lulzimit. Marrëdhënia bashkëshortore ishte mjaft e mirë, derisa Lulzimi zbulon tradhëtinë e gruas, por për hir të fëmijëve ai e fal. Pas tradhtisë bashkëshortja, premton se nuk do të përsëritej, por nuk ndodhi kështu. Lulëzimi sërisht zbulon se 25-vjeçarja e tradhtonte dhe përsëri e fal.
"Më ikte nga shtëpia pa më pytur. Ajo kishte qenë e lidhur. E fal prej fëmijëve. E kam verifikuar nga sistemi TIMS se ka kaluar në shtetin Grek. Kanë paguar policinë pasi ajo s'kishte prokurën. Kam bërë një prokurë me 2 muaj afat, pasi doja t'i merrja në Greqi. 5 Janar-5 Korrik. Kur kam ikur në Greqi unë e kam pas marrë prokurën. Më tha polici është rrëmbim. Unë shkova tek familja e bashkëshortes, por nuk më pritën mirë. Më thanë shko gjeji fëmijët vetë babai i nuses. I kam lënë rrugëve më tha. Unë nuk kam ku marr vesh. Marr motrën e madhe e më thotë mos më shqetëso. Unë dyshoj se është në Francë se nuk ka ku të shkoje në vend tjetër. Marrëdhënia jonë ishte krisur. Ua hidhte pleqve çdo gjë. Në Greqi se priste askush. E ka përcjellë babai. Ai nuk tregon. E ka konfirmuar sistemi TIMS. Policia më tha që ka qenë e shoqëruar me babain e saj", tha ai.
Pavarsisht dashurisë që Lulëzimit kishte ndaj bashkëshortes, kjo e fundit mori vendimin për t’u larguar nga shtëpia sëbashku me vajzat.Të vetmet komunikime që i shoqi ka pasur është një mesash dhe një telefonatë që Shkurtja i ka bërë më 2 nëntor, ku i shkruante: “ Mos më kërko sepse e di vetë se çfarë bëj”.
Në telefon Lulzimi ka folur edhe me vajzën e madhe, e cila i ka kërkuar me ngulm që i ati të shkonte ta merrte. Lulzimi dyshon se bashkëshortja e tij nga Greqia është larguar drejt Francës, pasi atje jeton edhe motra e saj.
"Kur kam folur me një djalë në Itali me të cilin kjo kishte pas folur më tha se e ka ndihmuar për të shkuar në Francë. Për në Nicë të Francës. Ai djali më tha se vajza e vogël të kërkonte shumë. Unë nuk i kam bërë gjë. Unë nuk kam numrin e bashkëshortes. Edhe atë e kam gjetur me anë të telefonatave të bëra nga ana e sajs. Unë e kam çuar duke qeshur tek nëna e baba e vet. Kemi pirë edhe kafe në Kukës. Unë rri vetëm tre muaj në Greqi", tha Lulzimi.
Gjatë këtij rrëfimi në studio të babait reagoi edhe vjehrra e Lulzimit, të cilit patën këtë komunikim live nga studio e ’’Pa gjurmë’’.
Verore Ismailaj, vjerra e Lulëzimit: Unë nuk di gjë. Unë nuk kam kontakte me vajzën. Nuk kam kontakt me të. A e ke pyetur dhëndrrin ti pse ka ikur ajo? Ndoshta e ka përzënë.
Lulzim Vejzi: Ka ik vetë nuk e kam përzënë.
Verore Ismailaj, vjehrra e Lulëzimit: Vajza ka qenë tek shtëpia ime. Unë nuk të kthej përgjigje në telefon. Mund të lëmë një takim. Vajza na tha do të iki tek burri. Vajzës nuk i kam numër telefoni. Me vajzën që kam në Francë..... Kur mund të vij. Do flasim me gojë dhe do të të sqaroj shumë gjëra. Unë nuk e pengoj të lidhet as me vajzën time as me vajzat e veta. Vetëm me gojë. Jam me tension dhe jam me ilaçe. Dua të flas me gojë. Jam e interesuar. Kam shkuar edhe në polici. Do flasim me gojë sesi jam në punë. Shumë faleminderit edhe ti.
Lulzim Vejzi: Edhe ndoshta kam gabuar. Me familjen kam luftuar. As nuk jam marrë me drogë. Për ato fëmijë jamë munduar edhe për atë. Njeri me zorr nuk mbaj. Do divorc, divorc do t'i jap. Në shtëpi kishte konflikte vetëm me pleq. Unë skam qenë në shtëpi por jasht. Me pleq nuk ka shkuar në shtëpi. Ka akuzuar prindërit e mi për dhunë. E ka kapur edhe me video. Dua të jenë mirë fëmijët e mi në pikë të parë. Dhe i lutem shtetit Shqipëtar që të riatdhetësoje fëmijët e mi. E kam pytur a ke gjë me mua? Jo më thotë nuk kam punë me ty. Dua që fëmijët të krthehen sa më shpejt në shtëpi".