1630949702_page.jpg

Ky është 'Audi Q7' i 21-vjeçarit nga Kosova, Meriton Ahmetaj, mjet të cilin ja vodhën në aksin Milot-Rrëshen mbrëmjen e së dielës.

Sipas denoncimit të të riut për Report Tv, disa persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën dhe i kanë marrë 'Audi Q7', e më pas janë larguar përgjatë Rrugës së Kombit në drejtim të Rrëshenit.


Lajmi kryesor:

21-vjeçari nga Prizreni: Persona të armatosur më grabitën makinën 'Audi Q7' në Milot! Policia: Nuk janë përdorur armë, pika kontrolli për kapjen e autorëve