Hapet thirrja e katërt e Programit për Konvertimin e Borxhit e cila ju drejtohet 61 bashkive të reja shqiptare për finacimin e projekteve në sektorin social në linjë me strategjitë kombëtare dhe prioritetet për zhvillim e integrimin, të formuluara nga qeveria shqiptare si dhe me Programin Italo-Shqiptar të Bashkëpunimit për Zhvillim.

Italian-Albanian Debt for Development Swap Agreement është pjesë e Programit Italo-Shqiptar të Bashkëpunimit për Zhvillim dhe synon mbështetjen e nismave të zhvillimit social të propozuara nga institucionet publike shqiptare kompente. 

Në Konferencë morën pjesë Ministri i Financave Shkëlqim Cani, Ambasadori Italian Massimo Gaiani dhe Zëvendëskryeministri Niko Peleshi. Konferenca u drejtua nga Drejtori i Zyrës së Kooperacionit të Ambasadës Italiane, Andrea Senatori. Konferenca është e hapur për përfaqësuesit e institucioneve publike shqiptare të nivelit qendror dhe ofroi një mundësi takimi midis autoriteteve publike shqiptare dhe partnerëve të mundshëm, OJF italiane dhe shqiptare, ente lokale italiane dhe organizma ndërkombëtarë që operojnë në Shqipëri. 

Në fjalën e tij Minstri Cani ju kujtoi të pranishmëve se janë të pranueshëm projektet të cilët që përfshijnë sektorët dhe fushat mëposhtëme parësorë: arsimimin gjithëpërfshirës dhe cilësor, të mësuarit profesional dhe gjatë gjithë jetës, shëndetësinë publike, përfshirjen sociale, gjenerimin e punësimit, zhvillimin e qëndrueshëm territorial dhe kohezionin social. 

Ambasadori Gaiani theksoi se IADSA është një instrument financiar inovativ dhe se ka provuar efikasitetin e tij në mbështetje të bashkëpunimit midis dy vendeve tona. Në vetëm tre vjet nga fillimi i tij ka finacuar 31 projekte me një vlere totale prej 11.6 milionë Eurosh në përgjigje të tre thirrjeve të para.

Zëvendëskryeministri përmendi faktin se Thirrja e Katërt synon kryesisht të kontribuojë reduktimin e pabarazive mes rajoneve në aspektin e zhvillimit social dhe njëkohësisht mbështetjen e 61 bashkive të reja të dala nga reforma e fundit territoriale.
 
programi
 
Afati i fundit për dorëzimin e projekteve është data 28 janar 2016 ora 12:00. Konferenca u drejtua nga Drejtori i Zyrës së Kooperacionit të Ambasadës Italiane, Z. Andrea Senatori. Në Konferencë u prezantua Thirrja e Katërt e IADSA-s për autoritet shqiptare pjesmarrëse si dhe për partnerët e shumtë të pranishëm.

programi

programi

programi

Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)